• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Budina u fut të ‘dridhurat’ dhe krerëve të ‘BF’: Pas Dakos, Edi Rama po përgatitet të fusë në burg Metën dhe Berishën

by Java News
07/06/2023 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Edmond Budina ka komentuar arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një intervistë në Panorama TV ai tha se është e gjitha një shfaqje e shëmtuar duke u nisur që nga akuza për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2012.

Sipas tij, Dako duhet akuzuar për shitblerje votash, për shkak të akuzave për shitblerje votash pak vite më parë, kur Dako doli në përgjime.

“Është një shfaqje e shëmtuar. E gjitha kjo histori e arrestimit. Për një leje në 2012. Ne i kemi katet pa leje këtu në qendër të Tiranës. Kjo është e gjitha lojë. Është mirë që SPAK heton por nuk jam për sa më shumë të dënuar. 

Ata që kanë bërë faje duhet të paguajnë. Akuzat janë banale për ta nxjerrë sa më shpejt nga burgu. Ne e kemi dëgjuar të gjithë që ai merrte pjesë në shitblerje votash. Ai duhet arrestuar për grup kriminal në zgjedhje.

Merre Saimir Tahirin dhe sekuestroja pasurinë. Ky SPAK pse nuk vepron. Nuk ka lëvizur asgjë. Rama po parapërgatit faktin që të fusë në burg këta të opozitës, Synimi i tyre është të fusë në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën që të shkatërrojë opozitën. Pse Edi Rama sulmon kaq shumë Sali Berishën? Tregon që rreziku i Edi Ramës është Sali Berisha”, deklaroi ai.

Ai shtoi se duhen proteata në rastet kur paligjshmëria bëhet ligjshmëri, dhe populli nuk ankohet nga frika se mund të humbasë vendin e punës.

“Duhet një përplasje se s’bën me protesta me të gjitha. Në të gjitha vendet ndodh. Edhe dje KAS nuk respektoi ligjin. Ai e hodhi poshtë. Po bëhet paligjshmëria, ligjshmëri. Dhe populli rri si delet, urtë se të hoqën nga puna. Po të dalin më vete këta të vulës, është e pamundur që të krijojnë një front të përbashkët. E kanë çuar çështjen në gjyqe.

Me gjithë gjynahet e Sali Berishës të ngriheshin dhe të merrnin vota. Edhe sot bëni paralelizmat. Edi Rama del dhe falenderon votuesit. Shikoni si e kopjon Lulzim Basha, bën takime me të rinjtë. Hedh teza të vjetra për hapjen e Partisë Demokratike. Ai i ka bërë listat në 12 të natës dhe ka caktuar ata që ka dashur. Ti je i pari që nuk i ke hapur listat. Ti je pjesë e të shkuarës”, u shpreh Budina./m.j

Next Post
Kurti nuk i ‘ndahet’ Escobarit: Kemi sfida me të dërguarit e posaçëm, por marrëdhëniet me BE e SHBA janë të shkëlqyera

Kurti nuk i 'ndahet' Escobarit: Kemi sfida me të dërguarit e posaçëm, por marrëdhëniet me BE e SHBA janë të shkëlqyera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In