• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

by Mero Baze
26/02/2026 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama mbajti ndoshta fjalimin më të gjatë të jetës së tij për drejtësinë, në përpjekje për të kufizuar pushtetin e drejtësisë që të sillet si pushtet politik, për të kufizuar politikat represive ndaj qytetarëve dhe të drejtave të tyre themelore, si dhe për të hequr drojën e bërjes betejë publike me drejtësinë në emër të mungesës së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Së pari ai u përpoq të mbrojë fabulën e drejtësisë së pavarur e cila duhet të mësohet të mos marrë atributet e pushtetit politik. Duke e ilustruar me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, atë të pezullimit të një zyrtari të lartë, atë të përpjekjes për të caktuar rrogat me vendim gjykate si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që merret me organizimin e Komisioneve parlamentare, ai ilustroi përfshirjen e drejtësisë në organizimin e shtetit, në financa dhe në jetën parlamentare. Kjo ka ndodhur dy muajt e fundit, dhe nuk ka aq shumë lidhje me persona konkretë, por me dëshirën e drejtësisë për të qeverisur vendin. Gjykimi për pezullimin apo jo të një anëtari kabineti nuk ka lidhje me Ballukun, se ajo as e shpëton dhe as fajëson atë, çfarëdo vendimi të jetë, por ka lidhje me faktin se kush vendos për atë që do jetë në kabinet, kryeministri, populli apo gjykata. Dhe Kushtetuta ia ka dhënë popullit dhe kryeministrit atë të drejtë.

Se sa do jenë rrogat e gjyqtarëve, është një çështje e pushtetit ekzekutiv dhe Ministrit të Financave, jo hallexhinjve që marrin rrogat milionëshe si gjyqtarë dhe që shpesh harrojnë t’i marrin se nuk iu duhen.

Se si ndahen komisionet parlamentare apo si e kanë emrin, është çështje banale e Byrosë parlamentare dhe jo e Gjykatës Kushtetuese. Këtu nuk hyn askund Belinda dhe as Rama. Këtu është një pushtet drejtësie që mendon se kanë të drejtë të marrin vendime për çfarëdo gjëje që t’u kërkosh. Dhe këtë e bëjnë në emër të pavarësisë së drejtësisë. Në fakt është në emër të anarkisë së drejtësisë.

Kauza e dytë e Edi Ramës në betejë me drejtësinë, mbetet SPAK-u dhe politika represive e tij. Këtu debati nuk është si do bëjë qeveria betejë me SPAK, por si të vendosen disa rregulla që njerëzit të kenë mundësi të mbrohen kur akuzohen. Dhe të mbrohen në mënyrë proporcionale me fajin që supozohet se kanë.

Politika e SPAK në Shqipëri ka krijuar probleme me moskrijimin e standardeve unifikuese të hetimit, dhe përdorimin e shantazhit dhe paraburgimit, si mjet për të arritur tek objektivi i paravendosur i tyre ndaj një çështjeje. Shumica e hetimeve të SPAK nuk ka nisur nga prova të rëna në dorë të SPAK, por nga dëshira për t’u marrë me çështje që i përzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shpërndan fletë-arreste, bastisje shtëpish e shantazhon dëshmitarë, fillon të formojë lëndën për veprën penale.

Beteja me mangësitë e drejtësisë fitohet në emër të halleve të qytetarëve, pasi ata po provojnë mungesën e drejtësisë. Prokurorët tanë, të vetmin model që kanë në kokë është ende hetuesia e komunizmit. Nuk ua heq dot nga goja fjalinë: “unë të hedh hekurat, unë të hedh çelësat në det, unë të bëj të mos shohësh më dritën e diellit”. Për këtë duhet bërë betejë publike, pa asnjë drojë se quhet presion. Të drejtat e njeriut janë shtylla kurrizore e një shoqërie demokratike që e dallon atë nga diktatura. Beteja për to është detyrim, edhe pse në mendjen e prokurorëve e gjyqtarëve tanë ato shkaktojnë të qeshura.

Heqja e kompleksit për betejë publike me shkeljet e të drejtave të njeriut, është një fitore për qytetarët shqiptarë, jo për qeverinë. Nëse heshtim në emër të pavarësisë së drejtësisë, kur SPAK shantazhon apo kufizon të drejtat themelore të njerëzve nën akuzë, i kemi hapur rrugën një sistemi që e kemi përmbysur njëherë dhe jo Evropës.

Së fundmi Edi Rama foli si garant i Reformës në Drejtësi dhe i përsosjes së saj përmes ndryshimeve ligjore nëse lind nevoja.

Zbatimi i deritanishëm i Reformës në Drejtësi ka nxjerrë në dukje plot vrima të zeza të Reformës në Drejtësi, që e bëjnë atë të prodhojë këtë anarki në dhënien e drejtësisë, që të bëjë stok 200 mijë dosje, që të krijojë procedura të tmerrshme vonese duke shkuar deri në Gjykatën e Lartë e duke u rikthyer tek shkalla e parë, duke humbur shpresat se një gjyq mbaron sa të jesh gjallë.

Ndryshimet ligjore duhen së pari për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve që preken nga kjo politikë represive dhe nga korrupsioni i rritur në drejtësi. Dhe për këtë duhet të bëjë betejë me gjykatat më shumë se me SPAK dhe duhet t’i çlirojë ato nga diktati i përgjimeve të SPAK.

Politika represive e SPAK ka rritur çmimin e prokurorëve të rretheve dhe gjyqtarëve kudo në Shqipëri, duke bërë që një punë që zgjidhej me pak lekë tani zgjidhet me pesë herë më shumë. Ky është efekti i parë i Reformës në Drejtësi, rritja e çmimit për të dhënë drejtësi. Ndaj ndryshimet ligjore të propozuara nuk duhet të jenë spontane dhe as me mendtë e atyre që nuk shkohet as në hale.

Ndryshimet duhet të prodhojnë një drejtësi më direkte, për ta bërë fatin e qytetarit më të pavarur nga tekat e një prokurori apo gjyqtari, për të instaluar praktika detyruese për pushtetin e drejtësisë për të respektuar afatet dhe për t’iu dhënë përgjigje në kohë problemeve me drejtësinë.

Ndryshimet nuk duhet të jenë një rast i shpërdoruar. Nëse bëhen duhet të jenë sa më gjithëpërfshirëse, sa më të pranuara dhe mbi të gjitha të forcojnë drejtësinë e re duke shmangur abuzimet. Propozime gjysmake si ato që mbrojnë nga pezullimi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kur askush nuk ka nevojë ta pezullojë, se e arreston, janë banalitet që tregojnë halle personale jo parime. Ndryshe do të prodhojmë një bazë ligjore edhe më të keqe se kjo që kemi bërë, duke mos shpëtuar askënd nga padrejtësia dhe duke e bërë politikën “bashkëvuajtëse dhe bashkëfajtore me drejtësinë”.

Next Post
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Comments 1

  1. Gjin Nua Frroki says:
    2 months ago

    Ku ishe,
    Hiç gjakundi,
    e ç’bëre,
    Asgjë,
    Tërli e Vërli,
    Hajde ja fusim një Pordhe
    dhe Fillojmë nga e para…..
    Do bëjmë shtet, oh more oh…….

    Reply

Leave a Reply to Gjin Nua Frroki Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In