Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta vizitojë Kosovën. Ai do të jetë prezent në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë. Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkorganizim me Bashkinë e Vlorës. Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.
Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.









