• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi Rama nuk mund të bëhet partner i Ilir Metës në shkeljen e Kushtetutës

by Ardit Rada
04/11/2018 23:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Rama dhe Meta janë takuar për herë të parë pas vendimit të presidentit për të hedhur poshtë kandidaturën e Sandër Lleshit për ministër të brendshëm. Hapi i hedhur nga kryeministri shënon një gjest shtensionues, megjithëse tashmë kriza është publike dhe ajo ka një shkaktar kryesor: presidentin e Republikës. Garanti për zbatimin e Kushtetutës tashmë është bërë shkelësi flagrant i ligjit themelor të shtetit.

Tashmë jemi para faktit se Presidenti i Republikës ka refuzuar Sandër Lleshin si ministër i Punëve të Brendshme, jo mbi bazën e pastërtisë së figurës, por mbi gjykimin e cekët dhe difektoz të Kushtetutës. Ai ka shpikur një precedent të paqenë, që nuk figuron askund në ligjet dhe procedurat e zyrës së presidentit: hedhjen poshtë të një kandidature ministrore, të sjellë për dekretim nga qeveria.

Në bazë të Kushtetutës, as që bëhet fjalë që kreu i shtetit të mos dekretojë ministrat e propozuar nga kryeministri. Precedenti i krijuar artificialisht nga Ilir Meta mund të rrëzojë në parim nesër çdo emër që vjen për t’u dekretuar nga një president republike.  Sepse nëse pranohet standardi i Metës se ‘nuk ka krijuar bindjen e plotë’, nesër mund të kemi një precedent më të rrezikshëm. Atë të mosdekretimit as të kryeministrave të ardhshëm në mungesë të këtyre bindjeve.

Takimi i sotëm Rama – Meta për “rastin Lleshi” është i vonuar. Dy zyrtarët më të lartë të vendit që i kanë zyrat vetëm 300 metra larg njëri-tjetrit duhet të ishin ulur në tryezë prej kohësh, qoftë edhe në nivel përfaqësuesish, për të diskutuar rastin në fjalë. Ky moskomunikim i gjatë mes tyre, ka prodhuar krizën e sotme.

Megjithatë përgjegjësia e kryetarit të shtetit në këtë mes është e paevitueshme. Ai e ka pasur topin në fushën e tij pas marrjes së propozimit konkret nga Rama, por ka preferuar të djegë afatet kushtetuese, pa ngritur asnjë pretendim gjatë dhjetë ditëve kur ishte “duke u menduar”.

Në këto kushte, nëse shefi i mazhorancës zgjedh të çojë një emër të ri tek Ilir Meta, ai do të ishte shkelësi i dytë i Kushtetutës. Kriza e krijuar rreth emrit të Sandër Lleshit, duhet zgjidhur e përfshirë emrin në fjalë në formulat e mundshme të daljes nga impasi kushtetues. Përndryshe do të fitonte precedenti “Meta” me shkeljen e Kushtetutës që mund të kishte pasoja tejet të rrezikshme në të ardhmen.

Next Post
Diplomatët e BE-së: Paqartësi e madhe për Kosovën

Diplomatët e BE-së: Paqartësi e madhe për Kosovën

Comments 2

  1. MBINJERIU says:
    7 years ago

    JOO-O ! JO !!!
    KOMUNIKIMI PRESIDENT-KRYEMINISTER ESHTE INSTITUCIONAL DHE PROPOZIMI I NJE MINISTRI ESHTE VULNET DHE TAGER I KRYEMINISTRIT.
    DEKRETIMI NGA PRESIDENTI ESHTE NJE AKT THJESHT FORMAL.
    KY FORMALITET I PERCILLET KUVENDIT PER TI DHENE PLOTFUQISHMERI LIGJORE.
    ESHTE PIKERISHT PARLAMENTI QE ME VOTE MUNDET TA APROVOJE OSE TA RREZOJE KANDIDATUREN.
    PRESIDENTI NUK MBAN PERGJEGJESI PER KANDIDATURAT QE I PARAQETEN NGA KRYEMINISTRI.
    NUK ESHTE NE KOMPETENCEN DHE DETYREN E TIJ TE BEJE ANALIZA APO DISKUTIME MBI X KANDITATURE , ME ASKEND , AS ME KRYEMINISTRIN.
    E C’PUNE KA DHE C’ROL LUAN KOMUNIKIMI OSE JO PRESIDENT-KRYEMINISTER ???
    AS NUK KA VEND DHE AS NUK LLOGARITET PRESIDENTI PER EMERIMET QEVERITARE.
    PER ME TEPER KUR KE TE BESH ME METEN…QE TASHME E NJOHIM CILI ESHTE.

    Reply
  2. Lili says:
    7 years ago

    Meta eshte vrases mizor,gjaksor,bandit,imoral dhe hajdut.E kam per turp qe eshte presidenti im ky palaco qe s,ka lexuar kurre nje liber dhe ka fjalorin aq te varfar= =me gjykim infantili.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

December 22, 2025
Aksident i rëndë në Maliq, makina përmbyset në kanal, detajet e para nga Policia

Aksident në Fier/ Benz-i përfundon në kanal, plagoset një grua

December 22, 2025
Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

December 22, 2025
Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

December 22, 2025
Greqia veto ndaj Shqipërisë? Reagon Qeveria: Rama dhe delegacioni do të kthehen krenarë nga Brukseli

Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

December 22, 2025
Zona e Madhe, që synon të bëhet një qendër globale për inovacionin teknologjik

Zona e Madhe, që synon të bëhet një qendër globale për inovacionin teknologjik

December 22, 2025
VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

December 22, 2025
Spiropali pritet nga Mickoski: Faktori shqiptar në RMV, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Spiropali pritet nga Mickoski: Faktori shqiptar në RMV, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

December 22, 2025
Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

December 22, 2025
Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In