• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, nuk është Sali Berisha…

by Artur Ajazi
25/07/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, doli sërish para kamerave. Ai mezi priste të gjente një “kleçkë” të kapej, dhe të bënte “opozitë” ,e luftën ndaj korrupsionit. E nisi me Ballukun, Ahmatajn, dhe e bitisi me Edi Ramën. Gjithë “strumbullari” sipas tij është kryeministri, “ai bën korrupsionin, ai tenderon rrugët, ai shtyn zyrtarët të abuzojnë me paratë e taksapaguesve, ai e shpall non-grata” etjjj.

Mirë që nuk thotë se “Rama nisi luftën në Ukrahinë”. Kjo pra ishte opozita që premtonte Berisha, kur nisi rrugëtimin kuturru me “Rithemelimin”, dhe kjo është rruga e tij drejt “pushtetit”. Por shqiptarët janë aq inteligjentë, sa të mos besojnë ish-liderin e rikthyer në llogoren e rraskapitur. Edi Rama nuk është Sali Berisha. Nuk është kryeministri që merrte në mbrojtje gardistët, policët, prokurorët, gjyqtarët, zyrtarët dhe militantët, edhe kur ata vidhnin, vrisnin në bulevarde, apo dhe kur grabisnin pronat e shqiptarëve. Sot 90 per qind e atyre që ndjekin Berishën kanë vila, pallate, miliona euro dhe biznese nga Velipoja në Ksamil. Si ka mundësi, që SPAK, godet vetëm majtas ? Të jetë rastësi, apo ndonjë plan konspirativ ?

Gjithçka është e mundur, por që të mbyllësh sytë dhe veshët, ndaj atyre që ç’nuk bënë për vite me rradhë me pushtetin, dhe të merresh me “çingrraminga” rrugës, kjo sikur nuk shkon. Edi Rama nuk është Sali Berisha. Ai nuk merr në mbrojtje asnjë deputet, asnjë drejtor policie apo shef komisariati, ai nuk merr në mbrojtje as njeriun e tij më të afërt të partisë apo pushtetit, sepse ligji është i barabartë për këdo. Këtë nuk e ka bërë kurrë sa ishte në pushtet Berisha, dhe premton ta bëjë “kur të marrë sërish pushtetin”….

Qesharake. Është njëlloj sikur ti besoje Ramiz Alisë (idhullit tij) se do të ndryshonte dhe do të bëhej nga komunist në demokrat. E dimë se si e katranosi demokracinë Sali Berisha, ashtu siç e dimë se si e “shtrydhi” pushtetin, dhe pasuroi gjithë klanin e tij, që sot ndjehet me siguri absolute para drejtësisë së re. Por përse vallë, përse SPAK qëndron kaq heshtur para bëmave të milionerëve të Partisë Demokratike, përse deri sot nuk kemi parë qoftë edhe 1 ish-ministër apo drejtor të ish-qeverisjes së Berishës apo vetë ish-kryeministrin e asaj kohe, të thirret dhe të japë llogari për korrupsionin, vrasjet e 21 Janarit, Gërdecin, etjjjjj.

Edi Rama nuk është Sali Berisha. Ndaj dhe shqiptarët mezi presin zgjedhjet e reja, ti konfirmojnë edhe njëherë atij besimin e tyre të patundur në rrugëtimin qeverisës, në plotësimin sa më shpejt të kushteve pas hapjes së negociatave me BE, për të mos u rikthyer më në “ tranzicionin mesjetar” të një partie të shpartalluar, dhe një ish-lideri të dështuar.

Next Post
“Kosto do jetë e madhe”, Bregu: Problemi i samitit s’ishte Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por…

Intervista/ "Nuk mund të ketë integrim europian pa bashkëpunim rajonal"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In