• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, një kryeministër i lumtur me kritikët e tij!

by Aranit Muraçi
05/11/2021 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Deri më tani, Bashkimi Evropian nuk ka krijuar armiq. Kjo mbetet edhe krenaria e tij. Opinioni i gjerë publik fitoi bastin e guximshëm të bërë nga Baballarët që themeluan Evropën, pasi fituan paqen, rindërtuan një kontinent në gërmadha dhe rifituan prosperitetin e vërtetë për vendet anëtare.

Ndoshta Rusia, por më tepër vetë kritikët e BE-së që nxiten nga politika ekstremiste janë armiqtë e vetëm të Europës së Bashkuar sot.

Vetëm 8 vite më parë kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi Serbinë si udhëheqësi i parë lartë shqiptar pas 70 vitesh, marrëdhëniet me Serbinë ishin sa të tensionuara aq edhe konfliktuale.

Vizita e Edi Ramës në Beograd ishte projekt i Gjermanisë dhe në mënyrë të veçantë i vizionit të Angela Merkel për zbutjen e marrëdhënieve mes dy vendeve me qëllim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Një Shqipëri konfliktuale me Serbinë në rajon nuk do kishte kurrë të ardhme në Europë. Shqiptarët dhe serbët duhet të zgjidhnin dy rrugë, ose të ardhmen e përbashkët në Europë, ose duhet të ndiqnin rrugën konfliktuale, por në rastin e dytë duke mbetur jashtë ose larg saj. Ata siç edhe shihet qartë kanë zgjedhur Europën, si të ardhmen e tyre të përbashkët.

Serbët ndoshta do të preferonin të shkonin pa shqiptarët në Europë dhe po ashtu edhe shqiptarët, por janë të tjerë ata që i kanë vendosur me kohë rregullat e lojës dhe rrjellimisht edhe fatin e tyre. Sot vizitat e Ramës në Beograd dhe anasjelltas, ajo e Vuçiç në Tiranë, janë kthyer në udhëtime krejt të zakonshme, gati të paimagjinueshme një dekadë më parë.

Ballkani me problematikat e tij ka qenë gjithmonë një problem për Europën e Bashkuar. Ka qenë madje i vetmi problem që ka sjellë edhe luftëra në kufi me Europën pas bashkimit të saj. Këtë zhvillim dhe realitet të ri në rajon thuajse të gjitha kancelaritë perëndimore e njohin si sukses dhe meritë të padiskutueshme të Edi Ramës. Përveç kundërshtarëve politikë të tij në Tiranë edhe Prishtinë.

Zhvillimi ekonomik i vendit, reformat që duhet të ishin realizuar janë një aspekt tjetër vlerësimi, për integrimin, dhe ndoshta më i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Por pikërisht suksesi i Ramës në zbutjen e tensioneve me Serbinë, një interes ky më i madh i Europës së Bashkuar, është arsyeja pse zhvillimet politike brenda vendit eklipsohen nga diplomacia perëndimore, që duket sikur ka harruar që në Shqipëri ka edhe opozitë.

Prandaj edhe nisma “Ballkani i Hapur” po kritikohet politikisht, nga kundërshtarët e Ramës. Kryeministri i Shqipërisë e ka të qartë se kjo politikë nuk ka të ardhme në Perëndim, ndaj edhe është jo i vendosur, por edhe i kënaqur me kritikët e tij. Çështja kombëtare dhe e ardhmja e pandarë e Kosovës me Shqipërinë janë vullnet i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm i popullit shqiptar.

Dhe është i vetmi projekt që nuk dështon, pavarësisht çdo nisme. Kush e detyron për shembull Kosovën sot të zhvillojë tregti me Serbinë? Kush e detyron atë të mbajë kufirin mbyllur me Serbinë? Po zhvillimin ekonomik kombëtar, para Ballkanit të Hapur, kush e ka penguar para kësaj nisme?

Çdo shqiptar “patriot” është i lirë të blejë produkte “Made in Albania” me çmim më të lartë dhe me cilësi më të dobët se produktet serbe, e të bëjë politika ekonomike patriotike, me qëllim që këto të fundit të mos kenë sukses. Por pikësëpari ai do të bënte një punë të mirë patriotike, nëse do të kërkonte që të shtoheshin prodhimet shqiptare më cilësore dhe të konkurueshme në rajon. Sikurse një francez nuk është i detyruar të blejë Benz dhe as një gjerman nuk e detyron kush të blejë një Citroen.

Nëse Gjermania dhe Franca do të mbeteshin peng të politikave konfliktuale të së kaluarës dhe francezët do të bënin llogari ekonomike në emër të patriotizmit, askush nuk mund të thotë sot se ata do të ishin më të pasur se gjermanët. Çfarë rreziku ka Luksemburgu, një vend që nuk prodhon thuajse asgjë nga BE-ja? Me siguri, Europa e Bashkuar në një rast të tillë nuk do të kishte ekzistuar.

Si një zhvillim i ri politik normalisht Ballkani i Hapur do të shoqërohet me përplasje dhe konflikte politike. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa së fundmi vizitoi Beogradin, u takua edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiç, i cili ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.

Rama u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, ndryshe nga Krivokapiç që u prit nga ministri i Bujqësisë Branislav Nedimovic, duke bërë që mediat dhe politikanët malazezë ta quanin skandal.

Ballkanasit historikisht kanë mbetur peng i konflikteve politike, shpesh të panevojshme.

Next Post
Berisha braktiset dhe në “Foltoren” e Lushnjës, shoqërues i përhershmi Flamur Noka dhe Luan Baçi

Berisha braktiset dhe në "Foltoren" e Lushnjës, shoqërues i përhershmi Flamur Noka dhe Luan Baçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

April 30, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, dita e fundit e muajit sjell ndryshime për të gjitha shenjat

April 30, 2026
Gara për kreun e ri të PD, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

Gara për kreun e ri të PD, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

April 30, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet e naftës në nivelin më të lartë në katër vite

Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet e naftës në nivelin më të lartë në katër vite

April 30, 2026
Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

April 30, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshë

April 30, 2026
Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

April 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike

April 30, 2026
Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In