• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama në Athinë, tabuja e thyer dhe flirti opozitar me nacionalistët!

by Arbër Hitaj
14/05/2024 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj 

Shqipëria dhe Greqia janë dy fqinjët që historikisht kanë kaluar ulje ngritje në raportet e tyre në veçanti në 100 vitet e fundit. Pushtimi i qyteteve të jugut të vendit në 1912-1914, ishte përplasja e parë më shtetin fqinj. Ende e kam të gjallë rrëfimin e gjyshes time për tmerret e asaj periudhe nga luftëtarët grekë kryesisht në zonën e Gjirokastrës. Krisja u përforcua me dëbimin e popullsisë çame në 1944-1945, duke krijuar një tjetër plagë të pashëruar. Komunizmi nuk ishte një periudhë e qetë, edhe pse regjimi përpiqej t’i vlerësonte anëtarët e minoritetin grek në jug me emërime në poste të larta, të afërm të të cilëve janë disa analistët që hedhin helm çdo ditë në ekrane.

Koha kaloi, fatmirësisht regjimi komunist ra, shqiptarët u dyndën në vendet që ishin më të lehta për t’u arratisur, Greqi dhe Itali. Greqia ishte destinacioni që shumë shpejt u kthye në mundësi për jetese më të mirë, por gjithashtu vuajtje dhe sakrifica sublime. Kalime nga mali në borë a shi, që rezultuan në dhjetëra të zhdukur, dhunë policore e jo vetëm. Opinion negativ i shkaktuar, në një pjesë nga mos njohja e rregullave të një vendi europian, çdo gjë ndodhi në ato vite. Diskriminimi ishte i hapur, nëse kishe pasaportë shqiptare do privoheshe nga shumë arritje të merituara, sport, arsim apo biznes. Operacione si fshesa etj, damkosën raportet e kohës. Fatmirësisht, shoqëria greke dhe shqiptarët ndryshuan në pjesën më të madhe me kalimin e kohës. Grekët e thjeshtë dhe një pjesë e politikës së moderuar e kuptuan që shqiptarët janë europianë në tradita e kulturë.

Deri në atë periudhë u kultivua një inferioritet i skajshëm si në politikë dhe në opinion, që fillonte që te kalimi i kufirit e vijonte në çdo aspekt, disa personazhe ende e vijojnë! E megjithatë evoluimi i shqiptarëve dhe Shqipërisë ndodhi me shpejt nga sa pritej, duke njohur Europën Perëndimore e duke fituar respektin e shoqërive dhe politikës. Ka me qindra raste që ja dolëm në sport, në art, në arsim apo biznes. Shqiptarët kudo e meritojnë respektin!

Vizitën e Edi Ramës si kryeministër dhe si kryetar i PS, pikërisht kështu e lexova, një qasje për të treguar se Shqipëria është e barabartë me fqinjët, e mbushur me mirënjohje, por jo më e përulur. Kjo është një meritë e kryeministrit Edi Rama që e thotë publikisht, padyshim, por mëritë edhe më e madhe e shqiptarëve që e kanë realizuar. Kam lexuar shumë reagime opozitare për udhëtimin për numrin e pjesëmarrësve. Do e quaja qasje e vogël pa substancë, por asnjë prej tyre nuk merret me thelbin,  qëndrimin dinjitoz të shqiptarëve dhe Edi Ramës të 2024. Për situatën brenda vendit padyshim që ka shumë për debatuar, por ky nuk ishte rasti.

Opozita duhet të ndalet te ato që ka bërë gabim në të kaluarën e si do ti rregullojë nëse do të vijë në krye të vendit. Jo duke kërkuar aleancën me nacionalistët përtej kufirit.  Fjalimi preku çdo element që krijon energji negative në raportet me Greqinë, që asnjë politikan nuk i ka folur hapur dhe kaq troç, duke filluar nga ligji i luftës, problemet me dokumentet e shumë elemente të tjerë. Qasja e kryeministrit Edi Rama u duk që me çështjen e detit, ku nuk u hap rrugë në asnjë moment, por u vendos të shkohet te drejtësia për ta zgjidhur.

Në sallën Galatsi, kishte emocion të vërtetë! Kishte energji! Kishte shqiptari! Unë pashë baballarë me fëmijët e tyre, pashë gra që disa fjalë për vuajtet i prekën. Unë nuk besoj te lotët artificialë! Lotët të paktët mos t’i bëjnë socialiste! Kryeministri Rama në fakt rrëfeu kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve që në fund ja dolën, fituan dhe janë kthyer në një segment shumë të rëndësishëm në shoqërinë greke.

Nuk e kuptoj përse duhet që disa analistë ta paragjykojnë këtë ndjenjë të pastër që bashkëkombasit e kanë të fortë. Në atë vizitë Edi Rama me fjalët e tij rrëfeu të vërtetat që çdo shqiptar në emigracion gjeti veten, kujtoi historinë, të mirë e të keqe. Ky nuk është një delir romatik, por një e vërtetë e pastër që Edi Rama ia la mesazh Greqisë dhe në veçanti nacionalistëve, shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë respekt.

Next Post
Vrasja e efektivit të policisë/ Dëshmia e nënës së autorit: S’e ndalova dot djalin, ja pse nisi sherri

Vrasja e efektivit të policisë/ Dëshmia e nënës së autorit: S’e ndalova dot djalin, ja pse nisi sherri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In