• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi Rama, me Erdoganin si praktikë dhe me Ataturkun si projekt

by Lorenc Vangjeli
03/05/2021 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe pse vendi do të qeveriset nga Edi Rama, fituesi i këtyre zgjedhjeve është opozita. Socialistët mbeten në të njëjtin nivel votash nga viti 2017, kurse demokratët dhe LSI patën një rritje të pabesueshme nga zeroja absolute e 2019-ës në 63 mandate realë në 2021-shin. Në ngutin e pabesueshëm dhe padurimin tipik ballkanas që ka Shqipëria për garën e zgjedhjeve, të gjithë i kanë sytë vetëm tek ai që do të qeverisë. Me emrin dhe humorin e kryeministrit lidhen pothuaj të gjithë fatet individuale të qytetarëve shqiptarë, të atyre që votojnë, të atyre që refuzojnë të venë në kutinë e votimit, të atyre që e duan apo e urrejnë dhe madje, edhe të atyre që nuk kanë mbushur moshën ligjore për të ushtruar të drejtën e votës.

Kjo është arsyeja se pse pothuaj askush nuk shënjon se vota zgjedh edhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit, opozitën. Në shtator, në parlamentin e ri, mbas dy vjet e gjysëm mungese, Shqipëria do të ketë opozitën reale dhe morale të saj. Ajo do të zëvendësojë atë amalgamë qesharake që rrodhi nga shkallët e fundit të listës së kryetarëve dhe akti i tyre banal politik i dezertimit politik me djegie mandatesh në 2019-ën. Kush kupton këtë të vërtetë të thjeshtë ka një shans më shumë për të kuptuar se pse humbësit e çertifikuar me shifra, në fakt janë fituesit realë në zgjedhje. Sic është fitues edhe vetë sistemi që po kthehet në normalitetin formal të një demokracie ende hibride.

Opozita u çlirua nga marrëzia e saj që e ndëshkoi egërsisht dhe e goditi me prapaveprim në kutinë e votimit. Këtë të vërtetë ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër Edi Rama. Kryeministri atipik i vendit është i vetmi që ka kuptuar relativitetin e suksesit dhe dështimit në këto zgjedhje që edhe njëherë si përherë pati të vetmin rezultat që ju jepet shqiptarë: fituesi i merr të gjitha, humbësi ankohet se u vodh. Ky është edhe një nga çelësat kryesorë që do të shërbenin për të hapur kasafortën hermetike të propozimit të tij për paqe me PD-në. Aty ku shumica dërmuese i bie daulles së festës, ai po tenton të shohë këmbanat që kanë dëshmuar mallkimin tipik ballkanas: dy shqiptarë, tre mendje, tre parti, një sherr pafund. Koherent me projektin e tij të vjetër të bipartitizmit reformator, që e ka nisur së paku që në 2007-ën, kur i propozonte fshehtas Berishës së dikurshëm në pushtet “koalicion për reforma të mëdha”, sot me gurin në dorë, i afron arrën e pushtetit opozitës fituese në zgjedhje.

Kush mendon se bëhet fjalë për një aritmetikë të thjeshtë, sa ministra PS-ja e sa drejtorë PD-ja, kush gjykon se Rama është i lodhur dhe do të qeverisë pa opozitë apo kush mendon se është një akt që shkon kundër LSI-së dhe i hap Ramës rrugën drejt presidencës se nesërme, ose është naiv, ose sipërfaqësor, ose nuk arrin të kuptojë, se herët a vonë, koha e çon gjithkënd në ëndrrën fillestare. Dhe betejën mes pushtetit që ka marrë Rama politik dhe artit që ushtronte Edi artist, e fiton gjithmonë pushteti i artit. Sepse pushteti është i përkohshëm dhe arti është i përjetshëm. Kush e ka quajtur të Gjatin me ironi, “ai piktori”, sot ka mundësinë të përdorë penelat e tij për të bërë tattoo në fytyrën e Shqipërisë së nesërme. Sipas shijes së fituesit. Sic ka bërë përherë në 23 pushtet të paprerë në Tiranë.

Luksi i 74 mandateve që i dha dje kodi i Damianit dhe që shërbejnë për të ftuar sot demokratët për “Bashkëpunim pa kufinj”, është një nga arsyet që Rama e sheh mandatin e tij të tretë shumë më shumë se qeramarrje të zyrës së kryeministrit. Hesapi vetjak, do të thoshin cinikët, vizioni i epërm, do të thoshin të vetët, tashmë shkon përtej qeverisjes së “banalitetit” të përditshëm me ndërtim rrugësh e urash, me ujësjellës e kanalizime, me porte dhe aeroporte, buxhet e PPP-ra, me kryesi PS-je si sofër katrore e patronazhistë që rrumbullakosin shifrat. Këto mund t’i bëjë mjaft mirë edhe ndonjë socialiste tjetër e re në vend të tij e nën vullnetin e tij. Gerta, zonja e Vaksinave, Anila, shefja e Parave, Etilda e Drejtësisë apo Belinda e rrugëve, për shembull.

Vetë Rama sheh gjetkë, sheh përtej dhe çelësin e kasafortës së tij e ka lënë në vend të dukshëm, që të mund ta përdorë gjithkush që di dhe do të përdorë çelësat. Falë fitores së opozitës në zgjedhje, duke zgjedhur pa dilemë Perëndimin si të dashur shpirti, Edi Rama ka mundësi të ndjekë Lindjen, si bashkëshorten që i jep fati shqiptarëve. Me modelin e pushtetit pa kufinj të Erdoganit në mend, ai ëndërron të jetë si Ataturku reformator për turqit ish-otomanë: të shndërrohet nga drejtues i pjesës së socialistëve, në rithemelues të Shqipërisë moderne të të tërëve. Ndaj kërkon ndihmën e opozitës që fitoi zgjedhjet për veten, duke i humbur ato për Edi Ramën.

Next Post
“Shqipëria buzëqesh”: Janë kryer 13,010 vaksinime gjatë ditës së sotme, shkon mbi 185 mijë numri i të vaksinuarve

"Presim mbi 11 mijë doza nga Pfizer gjatë javës", Manastirliu: Shqipëria vend me ritëm të lartë të vaksinimeve!

Comments 3

  1. Yti per jete says:
    6 years ago

    O Lorenc djali ,ke filluar te behesh si ish kryetari i PPDNJ-s. Shume drejte e ka zoti Sali, ama dhe shoku Nano nuk e ka gabim.Mbaj nje qenndrim o burr i dheut jo leviz sumen majtas djathtas

    Reply
  2. Lenc Katruvja says:
    6 years ago

    Mao Ce Duni thoshte :
    Uji duhet të turbullohet, dhe mandje, sipër, del uji,i kulluar, dhe poshtë mbetet llumi.
    Aktuale edhe sot.

    Reply
  3. Lenc Katruvja says:
    6 years ago

    Mao Ce Duni thoshte :
    Uji duhet të turbullohet, dhe mandej, sipër, del uji i kulluar, dhe poshtë mbetet llumi.
    Aktuale edhe sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In