• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, ky “autokrat” i mirë

by Mero Baze
28/01/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lexova aq sa munda nga ato që ishin zbardhur nga intervista e tretë e Arben Ahmetajt dhe fabulës së tij, se qeverisja në Shqipëri është një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën.

Natyrisht që e njohim aq shumë njëri-tjetrin, sa nuk ia vlen të debatojmë publikisht me gjëra që qeshim në tavolinë.

Por, ndërkohë që përpiqej të forconte tezën se Edi Rama është një autokrat kriminel, vazhdimisht përmendte se vetë Ahmetaj, kishte hedhur poshtë idenë e kanabizimit të vendit në mbledhje qeverie. Unë nuk di se si kanabizimi i vendit mund të diskutohet në një mbledhje qeverie si prioritet dhe të ketë diskutime pro dhe kundër, por për lehtësi të argumentit po e pranojmë që qenka bërë një mbledhje qeverie me temë: “A duhet ta kanabizojmë vendin”, dhe Arben Ahmetaj ka dalë e ka kundërshtuar.

Tani, edhe pse po e mbaj pak të qeshurën ndërsa shkruaj, na duhet t’i japim kredi kriminelit Edi Rama që nuk e ka vrarë pas mbledhjes Arben Ahmetajn, por e ka ngritur në detyrë — nga ministër Ekonomie, në ministër Ekonomie dhe Financash. Pasi kanabisi është dhe eknomi dhe financë.

Pastaj dëgjova që tha se ka kundërshtuar koncesionin për mbledhjen e TVSH-së. I ka thënë: “Ky është skandal.”

Përsëri ky autokrati kriminel qenka tërhequr dhe është bërë siç ka thënë Arbeni. Përpjekja për t’iu dhënë mbledhja e TVSH një kompanie private të lidhur me Edi Ramën dështoi nga qëndresa e Arben Ahmetajt.

Më pas dëgjova që Edi Rama ka dashur t’i shesë borxhin publik një hebreu. Borxhi publik është një shifër llahtarisht e madhe për t’ia lënë në dorë ta menaxhojë një hebre, edhe pse ata qerratej marrin vesh nga lekët. Sidoqoftë, Arbeni ka triumfuar dhe Rama është tërhequr.

Dëgjova edhe disa raste të tjera që Arben Ahmetaj na paska shpëtuar nga autokrati kriminel në krye të vendit, përfshi tokën e Ambasadës në SHBA apo ku di çfarë tjetër. Në të gjitha rastet, Edi Rama ishte dorëzuar para kundërshtimeve të tij.

Dhe befas m’u krijua një përshtypje pozitive për Edi Ramën, si një autokrat i mirë, i dëgjueshëm, democrat, që dëgjon argumente nga ministrat dhe tërhiqet e vepron siç rekomandojnë ata. Nëse Edi Rama është vërtet siç e tregojnë detajet që jep Arben Ahmetaj, besoj se jemi me fat që e kemi kryeministër.

I vetmi dëshpërim që kam është se Arben Ahmetaj nuk thotë të vërtetën në këto raste dhe Edi Rama nuk është as autokrat dhe as i mirë, kështu si e tregon ky.

Unë nuk besoj se ka ministra që debatojnë me të për të kundërshtuar ide, por për të kundërshtuar pika rregulloresh dhe nenesh; akoma më shumë nuk besoj se disa prej këtyre gjërave kanë ndodhur.

Dhe kjo më pret pak gëzimin që më krijon intervista e Arben Ahmetajt, që në përpjekje për të na treguar se kemi në krye të shtetit një autokrat kriminel, padashje na bind se kemi një kryeministër demokrat, të dëgjueshëm, të hapur ndaj vërejtjeve të ministrave si Ahmetaj etj. Ëndrra janë, ndoshta dhe dalin, edhe sikur të mos jetë kaq i mirë sa na e bën padashje Ahmetaj.

Next Post
Frikë për përplasje të dhunshme në ndeshjen e Ligës së Europës, 6 zona të Romës nën vëzhgim të rreptë

Frikë për përplasje të dhunshme në ndeshjen e Ligës së Europës, 6 zona të Romës nën vëzhgim të rreptë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Për Ramën, fol e shkruaj çtë duash, ndaç mirë e ndaç keq, këto janë perceptime, vetëm mos shpif, se pastaj e dhjet muhabenë.
    Për sa shkruan, shkrimi është interesant do ta cilesoja nga këndveshtrimi juaj, që për mendimin tim, është i drejtë.
    Por do të të lutesha shumë, opo shumë e shumë o Mero që budallallëqe të llojit Janullatos, mos na i servir më në gazetë.
    Ke apo nuk ke detyrime ndaj tijë, sepse je kunder 95% të lexuesve të tu të pandashëm, toskë e gegë, katolikë, myslimanë, orthodhoksë apo bektashinj.
    Për këtë të lutem.
    Ke lënë shije jo të mirë tek ne lexuesit, me prononcimin jo real se si e perceptojnë raportin greko-shqiptar e anasjelltas, e për më tepër, pretendimet teritoriale të greqisë ndaj vendit tonë, ligjit të luftes që ata nuk e heqin, Belerin, për mos të thënë Çamët e Çamërinë që ata e kanë tabu po tu a cikësh me gojë.
    Mero shëndet.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In