• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, foli si kryeministër

by Artur Ajazi
26/02/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist, ishte sot ndër takimet më productive bazuar kjo në fjalimin shumë domethënës të kryeministrit Edi Rama. duke folur gjatë mbi drejtësinë e re, mbi rolin e saj në betejën me korrupsionin, apo edhe me segmente të tjera të krimit në Shqipëri, Edi Rama nuk harroi të thoshte se “ishte ajo, Partia Socialiste dhe ai personalisht që e kanë mbështetur nga fillimi deri në fund reformimin e plotë të drejtësisë, ishim ne që mbështetëm dhe do vazhdojmë ta mbështesim gjithmonë drejtësinë e re, në nismat, aksionet dhe vendimet e saj, por do jemi gjithashtu të paanshëm kur kjo drejtësi e re gabon, kur nxiton të mbushë statistikat e saj, qelitë me të paraburgosur që janë nën hetim, dhe kur veprimet e saj bien ndesh me kompetencat e ekzekutivit”. Edi Rama foli para Grupit të tij  Parlamentar, si një kryeminister dinjitoz, kurajoz, vizionar, lidhur me zhvillimet aktuale në Shqiperi në muajt e fundit. “Shqiperia -tha Rama- është sot vendi me rrepotacionin e padiskutueshëm në botë, me një politikë të jashtme që ulet denjësisht në krah të vendeve të tjera partnere, duke merituar ftesa të denja nga SHBA dhe Bashkimi Europian”. Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se “Partia Socialiste ndodhet në një udhëkryq dhe sprovë, ndërkohë që ekonomia ecën me ritmet e parashikuara, duke riafirmuar rritje të qëndrueshme, e pakrahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, ndërkohë që projektet në zhvillim apo në plan për t’u zhvilluar këtë mandat janë më ë shumta se kurrë më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot, paraqet disa rreziqe, që kërkojnë adresim të vendosur dhe disiplinë të fortë nga ana jonë”. Shqipëria rrezikon të bëjë vendnumëro, duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më të mëdha që ka pasur ndonjëherë në dispozicion. Duke folur mbi situatën aktuale politike Edi Rama tha se “po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, ndaj duhet të ngjitemi edhe më lart dhe kur tanimë, diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duam të mbërrijmë, e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në normalitet, gjë që ne e bëmë, por është edhe më e vështirë të ngjitesh më lart sot”.  Duke folur mbi procesin e integrimit Rama tha se “Shqiperia është më afër anëtarësimit se ç’ishte më 26 janar, ndaj jam besimplotë që do ta kalojmë këtë test, pavarësisht bombave artizanale… Dhe këtu nuk e kam vetëm për bombat që hidhet në rrugët e Tiranës nga njerëz të dëshpëruar, por edhe për ato të tenxhereve mediatike”, shtoi Rama.

 

 

Next Post
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Comments 1

  1. Vlora says:
    1 hour ago

    Nivel militant kafeneje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In