• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, Ermal Mamaqi dhe epshi skeptik i Dolfit të 45-ës

by Lorenc Vangjeli
08/01/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka disa ditë që në Tiranë ka shpërthyer një histeri e vërtetë kundër një djali të ri, edhe aktor, edhe këngëtar, edhe drejtues emisioni, edhe biznesmen, që quhet Ermal Mamaqi. Gazetarë dhe politikanë, facebook-istë profesionistë dhe komentues anonimë, i janë vërsulur me bolori dhe brohori Ermalit duke e kryqëzuar si të mëkatar të lig sepse ftoi në studio Edi Ramën në emisionin e parë të këtij viti. E ka ftuar dhe herë të tjera, njëlloj siç ka bërë me të tjerë politikanë të rëndësishëm si Meta apo Berisha. Ata duke u përpjekur të vizatojnë një autoportret me ngjyra të tjera nga serioziteti i ditës, ai, Ermali, duke u përpjekur të shesë më shumë banane nga Big Marketi apo dyshekë e pije freskuese me të cilat nxeh dynjanë mbi dyshekë. Të dy palët bëjnë xing në një proces të mirëfilltë marketingu, por për mallra të ndryshme.

Ermali nuk është politikan, por po e trajtojnë si të tillë. Gati-gati po i kërkojnë llogari se pse po e mban Edi Ramën në pushtet dhe se pse nuk e rrëzoi atë në fundjavën e parë të këtij janari të vitit të dytë të mandatit të tij të dytë. Furtuna kundër Ermalit nisi që kur u shpërnda në rrjet videoja që paralajmëronte emisionin dhe vazhdoi me më pak egërsi, kur u transmetua vetë emisioni. Gazetarët investigativë të internetit që zbuluan një oxhak mbas shpinës së Ramës, kërkuan sërish në internet, gjetën të ngjashmin e tij dhe deklaruan çmimin prej dhjetra mijëra eurosh. Kaq para për hekurin që ushqehet me dru dhe i ndez zjarrin brenda, siç Ajo mban brenda Atë, e bëjnë vetë lidhjen: Rama është hajdut!

Politikanët e rëndë të anës së kundërt me të mëngjërën, zbuluan se Ermali ishte bërë si Dashi i famshëm i Klanit, grimieri simpatik me syze. Pra, Ermali si Dashi, i hodhi Ramës fondantinë në fytyrë, xhel në flokët e munguar dhe rimel në qerpikë. Duke e bërë më të bukur portretin e tij të shpulluar nga protestat e studentëve, të dëmtuar nga makutëria e PPP-ve dhe të ngrysur e grisur nga dështimet në qeverisje.

Të tjerë akoma, shumë më seriozë se të parët, u morën me mesazhet që dha Rama në emision. Dhe shanë njëlloj si të parin që tororiset në viset e gallatës, si të dytin, pra emisionin, që nuk investigoi për skadalet e qeverisjes.

Eshtë pak të thuhet se të gjitha palët ja fusin kot nga pak. Gaboi Rama i cili nuk ishte në ditën e tij për të bërë humoristin, por si zakonisht, mer me të tallur edhe gjërat më serioze të vendit. Gabuan dhe kritikët e tij që kërkojnë nga Ermali humorist që të sillet si politikan karriere.

Të bësh humor është shumë më vështirë se të jesh serioz. Megjithatë, emisioni pati një shërbim serioz për publikun. Ndryshe nga sa tha vetë Ermali e me lejen e Ramës natyrisht, për herë të parë një kamerë televizive i bëri bashkë tre “S”-të e Ramës: Sarajet Sekrete të Surrelit. Emisioni demonstroi ambientet e shumëpërfolura. Të cilat, ndryshe nga sa pritej, në fakt dëshmuan dhe njëherë vanitetin ekstrem të Edi Ramës. Edhe në shijet e tij personale për të pëlqyer të pazakontën. Me të gjitha gjasat, kush e ka mallkuar dhe e ka trajtuar si vjedhës të parave të hedhura për beton, nuk do të preferonte të jetonte brenda atyre ngrehinave prej betoni. Shijet nuk diskutohen, thonë latinët, por diskutimi absurd se pse Ermali nuk i kërkoi Ramës origjinën e parave të shpenzuara, nuk i vuri metrin të maste sipërfaqen apo nuk u mor me koncesionet, Cannabis-in, protestat e të tjerë, shpjegon mjerimin e kritikëve dhe jo defektin e humoristit.

Ermali tregoi të vërtetën e tij duke qeshur pa pretenduar se është e vërteta e plotë. Atë të vërtetë që nuk kuptohet nga njerëzit me zemër të ngrysur në Tiranë. Kryesisht nga ata tipa që në një mënyrë të çuditshme e ngrejnë vetën në ca platforma të epërme mermeri, morali e inteligjence, nga lartësia e të cilës gjykojnë gjithëkënd e gjithçka, me lehtësinë e diskurit të eunukëve për seksin.

Të urresh Edi Ramën është një vaksinë e jashtëzakonshme për të kuruar dashurinë e jashtëzakonshme që vetë Rama ka për Edin. Një vend si Shqipëria, që ka shkrimtarë e artistë të varfër, por politikanë gaztorë, çupka tralala pa orgazma dhe banditë në liri e shumë të pasur, është një vend i dështuar. Shqipëria është mbushur me cinikë të ligj dhe është tumllas me dylberë në shpirt; është plot me vrer zilie impotentësh dhe xhelozi prostitutash që flasin për moral; bashkëjeton me politikanë Salierë që kanë më pak pasion sesa kishte epsh Adolf Hitleri në prill të 45-ës.

Shqipëria ka nevojë për shkundje, por këtë nuk e bën dot Ermali dhe është idiotësi t’ja kërkosh një gjë të tillë Ermalit. Atë nuk ja jep dot as parlamenti që është bërë një ndërmarrje burokratësh dhe as shoqëria civile me burokratë që kanë ndërmarrje private. Vendi nuk është as si në reklamat e pafundme të Mamaqit, as si në fjalimet e Ramës, por është tërësisht e ndryshme edhe nga Shqipëria e atyre që urrejnë Ermal Ramën dhe Edi Mamaqin.

Megjithëse nuk ra fjala dhe nuk është vendi për të bërë bashkë këto personazhe, po në këtë fillimviti, një profesionist humori si Pëllumb Kulla, një nga kështjellat gjithmonë e më të vetmuara të artit të të qeshurës serioze, u rikthye në Tiranë me artin e tij. Në skenën e Kullës mungoi edhe Rama, edhe Berisha a të tjerë, por ishte i pranishëm një rrip. Një rrip mesi burrash që mirëqënia i hapte apo mbyllte vrima, njëlloj siç i ecte apo i zbriste suksesi në Tiranë mbajtësit të tij. Një metaforë perlë për kohën që jeton shoqëria shqiptare që ha me ngut, ecën kuturu dhe defekton në porcelan krizën e saj elegante, pavarësisht ngjyrës që e qeveris, pavarësisht humorit që lëngon nga mediokriteti dhe seriozitetit që gjendet gjithmonë e më rrallë. Në një marëdhënie që po bëhet gjithmonë e më shpesh, një rënkim i ngrehur kau të verbër që i ka kërcyer në kurriz pelës së rradhës.

Next Post
Temperaturat e ulta, hapet në Tiranë një strehëz për njerëzit në situatë rruge

Temperaturat e ulta, hapet në Tiranë një strehëz për njerëzit në situatë rruge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In