• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama e ka nisur keq

by Ilir Yzeiri
07/10/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Kam qenë në studion e « Report Tv »-së kur të gjithë prisnim me kërshëri të tepruar shpalljen e kabinetit qeveritar nga Edi Rama. Ishte një ditë e mërzitshme, e lodhshme, një ditë që të kujtonte ato kongreset e neveritshme të Partisë së Punës. Në fund e mori fjalën edhe Edi Rama dhe ai, me një zë të zvargur, u bë më i lodhshëm dhe më i padurueshëm akoma. Foli e foli nja një orë duke përsëritur një tekst të dobët që, nëse do të ishte vetë gazetar dhe do ta dëgjonte Edi Ramën kryeministër, do të kishte vënë kujen dhe do të ishte lemerisur me retorikën e dalëboje të popullit e të shërbëtorit të popullit. Pasi ia ngriti nervat gjysmës së shqiptarëve që po e ndiqnin në televizion, me një fjalim tërkuzë nga ato të Ramiz Alisë në fund të jetës së tij politike, me një mendjemadhësi të padurueshme dhe më një arrogancë që i përdhos të gjithë ata që i vijnë pas, duke u bërtitur anëtarëve të Asamblesë që e dëgjonin si ata kooperativistët e gjorë që rrinin dikur sy e veshë kur fliste ndonjë byroist, shpalli qeverinë. Duke e shpallur qeverinë, ai, për herë të parë, u tregua i sinqertë sepse nuk lejoi që të duratrokiste asnjë sa herë që ai shqiptonte emrat e atyre që do na qeverisnin bashkë me atë vetë. Në fakt, ata emra që ai përmendte, ne të gjithë i njihnim. Ishte e njëjta qeveri, të njëjtët emra. Dhe këtu ai kishte të drejtë. Për çfarë t’i duartrokasnin ?

Një mishmash organizativ dhe një qeveri pa identitet

Ka kaluar faza e parë e kostituiimit të qeverisë dhe askush nuk ia ka idenë se çfarë qeverie kemi. Lajmi më i bujshëm që u prodhua në ato ditë ishte qeverisja me popullin përmes facebook-ut. Ajo qeverisje u tret. Pastaj lajm tjetër ishte shkrirja, ngrirja dhe riorganizimi i disa ministrive. Mirëpo sot, të gjithë ata që kanë punë me shtetin të thonë se është bërë një rumpallë që askush nuk e merr vesh. Informaliteti në ekonomi është rritur. Nuk kalon ditë që të mos kemi ndonjë skandal. Shkollat, ashtu si çdo vit, fillojnë punën pa regjistra, sepse ministria e arsimit, përveçse përsërit në mënyrë të lodhshme suksese që nuk i sheh askush, vijon që për çdo vit, të mos bëjë gati as regjistrat, vijon të prodhojë tekste skandaloze si ato skandale që janë përmendur nga media dhe tregon kujdes vetëm për të bërë retorikë e propogandë. Shumë profesionistë të biznesit në vend, të thonë se, vetëm në krahasim me Shkupin, ne jemi qindra vjet larg sa i takon klimës së biznesit dhe thithjes së investimeve të huaja. Ju kujtohen zonat e lira ekonomike për të cilat fliste Arben Ahmetaj ? Asnjë prej tyre nuk është vënë në punë në Shqipëri. Ndërsa Maqedonia ka vënë në punë disa dhe vetëm Shkupi brenda ka tri të tilla. Lehtësitë që ka krijuar qeveria maqedonase për të thithur investimet e huaja janë spektakolare. Kurse në Shqipëri shteti në këtë pikë dhe ata që kanë drejtuar ekonominë kanë falimentuar. FMN-ja vuri alarmin për gjendjen jo të mirë të ekonomisë, por dikush nga qeveria nxitoi të na mbushte mendjen me projektin biolioner të Edi Ramës që do të përfshijë partneritetin qeveri-biznes. Do të ndërtohen të gjitha rrugët me financimet e privatëve dhe me mbështetjen e qeverisë. Ashtu qoftë ! Por FMN-ja u tregua skeptike. Tashmë e dimë të gjithë që partnerët tanë euroatlantikë na ndihmojnë vetëm nëse luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vjosa dhe Audi Q8

Do të mjaftonin vetëm dy ngjarje për të arritur në përfundimin se Edi Rama jo vetëm e ka nisur keq, por po na tregon tani në fund se është i lodhur, pa fuqi dhe peng i oligarkëve dhe krimit. Ajo « Audi » që goditi makinën e zv/drejtorit të policisë në Elbasan ishte shuplakë në fytyrë për qeverinë dhe ishte goditja më e rëndë për imazhin e Fatmir Xhafajt, ministrit që na ngjalli shpresën para zgjedhjeve të fundit. Ndërsa harbutllëku i një biznesmeni me emrin Hari Lena që, siç e ka denoncuar shtypi këto ditë, po shkatërron Grykën e Këlcyrës, të kujton arrogancën e Aleksandër Frangajt që, në kohën kur Edi Rama prishte kasollet pa leje të shqiptarëve të varfër, ai rrafshonte me forcë fushat e tenisit në Golem dhe ndërtonte një vilë tjetër me bekimin e Edi Ramës. Për shkëtërrimin e Vjosës dhe Valbonës, Edi Rama është mbrojtur duke thënë se ato i ka shkatërruar më parë Sali Berisha, sepse ai i ka dhënë lejet mjedisore, ato të ndërtimit e gjithçka tjetër. Nëse i thua Edi Ramës që të luftojë krimin dhe kriminelët, ai përsëri të thotë se krimi në vend u mboll nga Sali Berisha. Në të dyja rastet mund të ketë të drejtë, megjithëse, sipas perceptimit të përgjithshëm, ai nuk është ëngjëll. Mirëpo, duke nisur mandatin e dytë ai po na dëshmon se është vazhdimi i keq i Sali Berishës dhe se nuk e ka dëshirën, vullnetin dhe pastërtinë politike që të marrë nisma ligjore për ta ndalur të keqen. Në rastin e Vjosës dhe Valbonës, ai i kishte të gjitha mundësitë që me akte nënligjore e ligjore të anulonte koncesionet dhe të merrte përsipër edhe kostot, duke zhvilluar një dialog të sinqertë me publikun dhe duke i shpjeguar atij se përse duhet t’i anulonim ato koncesione. Mashtrimi me gjykatën e të drejtave të njeriut apo me arbitrazhin ndërkombëtar nuk qëndron sepse kur ia ka dashur interesi ai nuk ka pyetur për asnjë kosto. Mjaft të kujtojmë anulimin e privatizimit të KESH-it dhe kostoja që paguam në arbitrazh. Ambasadori amerikan ka dhënë alarmin dhe u ka kërkuar autoriteteve ligjzbatuese që të arrestojnë kriminelët e mafiozët në këtë vend. Për fat të keq, media investigative, në të shumtën e herës, merret me mësues apo me drejtorë shkollash dhe deri tani ne nuk kemi parë në asnjë medie emrin e një mafiozi apo krimineli shqiptar që drejtonte apo drejton ende trafikun e drogës si atëhere kur vendi ishte mbuluar me kanabis ashtu edhe sot që ky trafik është sofistikuar.

Epilog

Më dtaën 18 tetor dy artistë të mëdha, dy këngëtare shqiptare me famë botërore, Elina Duni dhe Eda Zari do të japin një koncert në sheshin « Skënderbej » në orën 19 për të sensibilizuar shqiptarët që të mos lejojnë masakrën mbi lumin Vjosë. Unë sapo dal nga shtëpia dhe në pallatin përballë meje shoh një mal me hedhurina dhe inerte që një doganier që po bën punime në shtëpi, siç më thonë të trembur banorët e atij pallati, i hedh pa iu dridhur qerpiku. Kur zbres aty te Shkolla e Baletit, 500 m larg pallatit tim, shoh policët bashkiakë që ndjekin këmba-këmbës ca fshatare të mjera, plaka që shesin barishte në rrugë. Këtë ndjekje dhe këtë « luftë » e shoh thuajse përditë. Ndërkohë më duhet të mendoj malin me hedhurina që po bëhet përballë pallatit tim dhe ta harroj këtë « luftë » të policisë bashkiake me fshataret e mjera që shesin barishte. Duke ecur me tej rri e mendoj dhe më duket se nuk kemi asnjë shpresë. Vendi është pa opozitë, Edi Rama nuk pyet më as për media as për opinion. Sipas tij ne jemi kazani dhe ai fusha e plehrave. Zërit të opinionit po i shtohet me forcë edhe zëri i ambasadorit Lu. Ndoshta më 18 tetor kemi një rast të tregojmë se jemi shumë dhe se Edi Rama Lulëzim Basha apo Sali Berisha duhet të fillojnë të kuptojnë se shumë shpejt shqiptarët do të bëhen shumë, aq shumë sa të mos i varin shpresat te asnjë prej tyre, aq shumë sa të paktën të fillojnë të kenë pak frikë.

Next Post
Dobitë e vajit eterik shëron ftohjen, zbut depresionin dhe nervozizmin

Dobitë e vajit eterik shëron ftohjen, zbut depresionin dhe nervozizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

October 22, 2026
Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

October 22, 2026
Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

October 22, 2026
Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

October 22, 2026
Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

October 22, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

October 22, 2026
Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

October 22, 2026
Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

October 22, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

October 22, 2026
“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In