• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

by El Be
10/04/2026 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, ishte këtë të premte, 10 prill, në Berat, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit.

Të pranishëm ishin Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe Andis Salla, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Fokusi i takimit ishte rritja e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimi i taksave dhe skemat mbështetëse për sektorin.

Ai u shpreh se qarku Berat rezulton që ka më shumë persona të kthyer nga jashtë, se sa nga nga ata që ikin nga Shqipëria, duke e cilësuar si pozitive për mundësitë ekonomike të vendit.

“Berati falë Ervinit ka bërë një transformim të madh, nuk e tregon fakti që e bëri ministër, e tregon një fakt tjetër që unë e përmend vazhdimisht. Berati është një territor i republikës që ka më shumë të kthyer nga jashtë sesa ikin jashtë. Pse kthehen njerëzit në Berat: se Berati të gjithëve u ofron mundësi që me punë të vënë në shfrytëzim qoftë shtëpinë e vjetër në kala, qoftë tokën në fshat dhe të fitojnë më shumë sesa do të fitonin duke punuar për të tjerët jashtë shtetit.

Duke folur për oazin e sukseseve, edhe ky është një sukses, ky i krijimit, më në fund, dhe jam dakord me ty, shumë vonë jemi, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që më në fund u krijua një model që tregon që bashkimi bën fuqinë, në shitje. Në shitje sa më shumë të bëheni bashkë, aq më shumë do çoni në shtëpi nga fitimi.

Jeni 70 e ca aktorë në fushën e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse keni 70 e ca dyqane, ku secili shet vajin e vet, jeni më të dobët në shitje. I keni kostot më të larta për të shkuar deri te blerësi dhe nuk keni kapacitete të negocioni çmime me ata që doni të eksportoni vajin tuaj. Dhe ata mund t’jua marrin për një copë bukë. Ndërkohë që duke krijuar këtë, ju ulni kostot, krijoni masë kritike për negocim dhe eksportoni apo nxirrni në treg këtu me një çmim që ju sjell vlerë të shtuar. Kaq e thjeshtë është kjo në fjalë. Në punë pastaj çdo hap ka vështirësitë e veta. Gjëja që mund të them është që ne do mbështesim edhe më shumë këto nisma”, tha Rama.

Next Post
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In