• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Tomor Alizoti flet hapur: PD s’ka më kohë për të humbur, s’ecet para me recitime

by Java News
17/07/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur Tomor Alizoti, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar se PD-ja ka një mision dhe duhet të jetë e vërtetë në rrugëtimin e saj.

Ai tha se Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi janë bashkuar tre elementë si mafia, shteti e oligarkia. Sipas Alizotit, manipulimi i zgjedhjeve tashmë është kthyer në industri ku ndërthuren tre elementët në fjalë.

“Fjalimet e gjata janë tipar i Partisë së Punës, fatkeqësia më e madhe që la komunizmi në Shqipëri ishte se la një botë irreale.

Nëse njerëzit po ngordhnin për bukë, ata thoni se fshati po lulëzon. Ne duhet të jemi realë, politika është emocion, jo vetëm statistikë. Situata në Shqipëri është shumë e trishtë, sepse janë bashkuar tre elementë. Është bashkuar krimi i organizuar kombëtar e ndërkombëtar.

Në Shqipëri ka mafie dhe kjo është bashkuar me shtetin. Është edhe oligarkia. Bashkimi i këtyre tre elementëve ka sjellë një situatë të tmerrshme në Shqipëri, është krijuar makineria e manipulimit të zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk kanë edhe më parë krejt demokratike por sot manipulimi është profesional dhe për kjo është ajo që duhet të diskutojmë. Është sfidë shqiptare, kombëtare, s’është vetëm partiake.” – tha Alizoti.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, shtoi më tej se tema kryesore që duhet diskutuar në vend dhe duhet të marrë zgjidhje është manipulimi si industri.

Ai theksoi se PD-ja duhet t’u ofrojë mbrojtje e mbështetje njerëzve që kanë humbur vendi e punës e që kërcënohen nga pushteti. Alizoti nënvizoi se nuk më kohë për të luajtur pasi njerëzit janë të mërzitur jo vetëm nga politika po edhe nga PD.

“Jemi një shoqëri që ka shitur shpirtin e saj. Gjatë drejtimit të qarkut të Breatit kam parë narkotrafikantë që ishin të rreshtuar në krah të kundërshtarit. Institucionet e shtetit ishin në krah të atyre që u kapën duke shkelur ligjin. Tema kryesore në Shqipëri është manipulimi që është kthyer në industri.

Kushdo që do vijë në këtëë parti duhet të ketë parasysh se do përballet me shtetin, mafian, oligarkinë. Nuk mund të ecim para me recitime. Politika është diçka reale.

Kjo parti e ka detyrë t’u ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Kjo parti e ka energjinë po s’duhet të luajë me kohën e saj. Njerëzit janë të mërzitur nga politike po edhe nga PD-ja. Tani është momenti.” – shtoi ai.

Në fund deputeti i zgjedhur bëri thirrje për bashkim të të gjithë elementëve në PD, pasi vetëm kështu mund të shkohet drejt fitores.

Alizoti shtoi se PD-ja duhet të jetë e vërtetë, konkrete dhe e qartë në aksionin e saj politik dhe misionin e saj për të shpëtuar shqiptarët e Shqipërinë.

“Kjo parti ka përfaqësuar shtresën më dinjitoze të shqiptarëve dhe është themeluar përpara vitit 1991. Kjo ka qenë partia e atyre që shkatërruan jetën në burgjet e komunizmit e kampet e internimit, për pak burrni, për pak zotnillik. Po e humbi këtë vlerë, kjo parti nuk fiton kurrë.

Përballë ka partinë e punës, që ka lindur nga terrori, që gjithë historinë e saj e ka dhunë, banalitet sepose kështu ka qenë stalinizmi. Fatmirësisht, fatkeqësisht ne kemi një sfidë. Por jo me retorika boshe e fjalime si në kohën e Partisë së Punës. Me gjëra konkrete, njerëz seriozë e dinjitozë.

Thelbi i PD-së është të shpëtojë njerëzit, Shqipërinë që është në pikë të hallit. 700 mijë votat tregojnë se ka ende njerëz që besojnë shumë por ata nuk janë të gatshëm të besojnë të na ndjekin më, ne duhet të jemi të vërtetë.

Jam i bindur se po të bashkohemi të gjithë bashkë, edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne. Kemi një kundërshtar të përbashkët, Ramën me gjithë industrinë e frikshme, jo vetëm shqiptare por edhe europiane e botërore. Na lejoni të bashkohemi e të shkojmë drejt fitores.” – mbylli fjalën e tij Alizoti.

Next Post
CNN: Shqipëria mbetet e hapur për turistët ameirkanë pavarësisht Covid

Shifër rekord në Gjirokastër/ Janë rregjistruar plot 13 mijë turistë për 6 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In