Edhe ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura ku termometri pritet ta kalojë edhe kufirin 41 dradë.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore, ku temperaturat do të jenë pak më të ulëta se në jug dhe ultësirë.

Në Shkodër dhe Berat temperaturat do të jetë 40 gradë, ndërsa në Gjirokastër 41 gradë, që janë edhe qarqet më të nxehta për sot.

Era do të fryjë me drejtim veri dhe veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërkohë valëzimi në det do të forcës 1-3 ballë.











