Silvio Berlusconi mori dozën e tretë të vaksinës Covid-19.
Pas injektimit, Berlusconi bëri një apel për ata që nuk i janë nënshtruar ende vaksinimit.
“Vaksinat dhe certifikata shëndetësore janë mjeti kryesor që kemi për të mposhtur Covid-in dhe për të kufizuar efektet e tij në shëndet dhe ekonomi.
Tani është radha juaj: ata që nuk janë vaksinuar duhet ta bëjnë këtë pa hezitim së shpejti.
Rezervoni për dozën e tretë,” ka shkruar ai në “Twitter”.