Ja pra ndodh dhe kështu që edhe serbët të jenë kundër Gjykatës në Kosovë, por… Ka gjithnjë një por… Ish – politikania serbe në Kosovë Rada Trajkoviç është deklaruar kundër themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovë.
Arsyeja, që ka shpjeguar ajo për gazetën e Beogradit “Danas” është shumë pragmatist: “Parlamenti i Kosovës nuk duhet të jetë themelues i i Gjykatës Speciale, i cili për nga natyra duhet të ndërkombëtare.
Është e natyrshme që themelues i saj të jenë Kombet e Bashkuara ose ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar, pasi krimet kanë qenë ndërkombëtarisht të organizuara”, ka thënë Trajkoviç.