• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edhe për Can Kariçin karremi ishte një vajzë/ Atentati i ngjashëm me atë të shokëve të tij në ‘Astir’

by Java News
24/12/2021 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 35-vjeçar i identifikuar si Can Kariçi u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kodër Kamëz.

Burimet e gazetares Anila Hoxha bënë me dije se Kariçin para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

Pas ekzekutimit të tij, u gjet një makinë e djegur tip “Audi” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Pritet që dëshmia e vajzës që takoi Kariçi të zbardhë detaje rreth ekzekutimit.

Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir. Të dy ekzekutimet duket se u bënë në të njëjtën mënyrë. Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

Automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në një pjesë të rrugës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash.

32-vjeçari Erigers Mihasi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Vis Martinaj, dhe kishte precedentë të mëparshëm penal. Ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, por u la sërish i lirë brenda muajsh. Së fundi, Mihasi frekuentonte xhaminë, por nuk mundi t’i shpëtojë të kaluarës së tij të errët, ku duket se autorët kishin ende ‘hesape’ të palara.

32-vjeçari dhe miku i tij, Armand Dumani 26-vjeç, vdiqën në vend, brenda mjetit tip “Audi”, teksa po lëviznin nga zona e ish-doganës drejt Pallatit me Shigjeta, rreth orës 19:30.

Dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë, e njohur e të ndjerit Mihasi. Ata e morën me makinë rreth orës 16:36 dhe vajza zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trëndafil”, thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.

Dëshmitarja kujton se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit./ TCh

g.kosovari

Next Post
Një vit, i shkurtër në dukje

Një vit, i shkurtër në dukje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

September 4, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

September 4, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të

September 4, 2026
Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

September 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS; 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM

September 4, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni…

September 4, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

September 4, 2026
Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com