• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Patozi kundër Bashës: PD humbi, gishtat e fitores, si dasëm me të vdekur

by
02/07/2015 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti ashtu sikurse pritej ka pasur në qendër të debateve të tij zgjedhjet vendore. Pas dy javësh pushim, deputetët janë rikthyer të flasin për procesin e zgjedhjeve vendore. Ka qenë deputeti i PD Astrit Patozi i cili edhe këtë radhë nuk i ka kursyer kritikat për kreun e LSI-së Ilir Meta, në një kohë që zgjedhjet në bashkinë e Vorës janë ankimuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në fjalën e tij, Patozi ngriti shqetësimin se megjithëse PD fitoi zgjedhjet në këtë bashki, por Meta po përpiqet që ta marrë në tavolinë.

“Kandidati i PD rezultoi fitues me gjithë represionin e qeverisë. Meta do ta rrëmbejë në tavolinë fitoren e PD në vorë. PD po akuzohet se i ka vjedhur vota Ilir Metës. KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor në ndikimin e Ilir Metës nuk ke cfarë ti bësh. Rastisa të takohem me ambasadoren e BE në Vorë e cila ishte e rrethuar nga forca speciale të LSI që i kontrollin dokumentet njerëzve se kush do të votonte e kush jo. Ne nuk kemi nevojë as për mëshirën dhe shpirtëbutësinë e Ramës dhe Metës nëse do të kishte një problem me zgjedhjet do ti thonim ta conin deri në fund misionin e tyre. Ju bëftë pushka top për Vorën. Bashkë me ju dhe atyre anëtarëve të kolegjit, dhe pasi ta keni grabitur në sy të të gjtihëve mos u ndalni, merrni dhe ato bashki që ju kanë ngelur. Mbase kështu i zbutet inati Ilir Metës për Ramën që është shndërruar në tragjedi. Këto ishin zgjedhje të pista që nuk do ta kemi të lehtë ta vërtetojmë, ishin një pushtim i butë ku PS-LSI ndërhynë me arrogancë por duke lënë edhe ishuj të qetë zgjedhur në ato zona ku fitorja e tyre ishte vulosur që në kohën e Shefqet Tërmet Pecit. Ka shumë njerëz që thonë se LSI është kanceri i Shqipërisë. Edhe LSI edhe Meta janë produkte Made in Albania. Unë besoj se LSI nuk është sëmundje, është krijesë. Nuk është e ndershme ti shpallet luftë LSI që në kushtet e kënetës rritet më shumë se të tjerët. Duhet të ndryshojmë ambientin mocalor që të shpëtojmë nga sëmundja. Dhe ne kemi përgjegjësitë tona në këtë kandtadisje për shumicën e të cilave nuk kemi kërkuar falje.” u shpreh Patozi

Por në fjalën e tij, Patozi nuk ka kursyer kritikat as ndaj partisë së tij. Deputeti pranoi se PD i ka humbur zgjedhjet, por kjo nuk do të thotë se qeveria ka fituar. Sipas tij këto ishin zgjedhje të pista, edhe pse tashmë është e vështirë që t’i provosh.

Patozi tha se PD i ka humbur qartësisht zgjedhjet vendore, dhe se të thuash se ke fituar është njësoj sikur të bësh orkestër në një kohë që të gjithë dasmorët kanë vdekur.

“Ne i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk ka asnjë nonsens logjik në këtë përfundim, sepse ka ndodhur edhe here të tjera, që betejat të mbyllen pa fitues. Natyrisht, që në letër qeveria ka arritur një rezultat të mirë, por edhe ajo vetë nuk po i gëzohet dot numrave. Dhe kjo, jo thjesht se Ilir Meta bën sikur i ka ngelur qejfi me Edi Ramën, sepse gjoja paska kapur në flagrancë udhëheqës socialistë, që nuk kanë rënë ende në dashuri me LSI­në, dhe kjo në ditët e sotme qenka e barazvlefshme me “krim kundër njerëzimit”. Këto ishin zgjedhje të këqija, dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet për to. Natyrisht, kjo nuk e përligj humbjen tonë, e cila sa më shumë të fshihet, aq më tepër do të rendonte mbi shpinën e kërrusur të opozitës. Besoj se nuk duhet shumë kurajo per të pranuar një të vërtetë, apo atë që e shohin dhe e prekin të gjithë, sepse është vetë aritmetika, si shkencë ekzakte, që nuk të lë shumë mundësi interpretimi. Por jo të gjithë e kanë këtë ndjenjë realizmi. Kam degjuar këto ditë, jo pa neveri, edhe tipa, që megjithëse vinin nga nje humbje e drejtpërdrejte ne terren, flisnin me entuziazem per rritje te ndjeshme te opozites dhe Partise Demokratike ne gjithe vendin. Dhe kam menduar per nje cast se cfare duhet te bente, fjala vjen, Frani, qe ka fituar ne Lezhe, ne rast se do te ishte i pacipe. Duhet te merrte nje mitraloz 12.7 mm dhe te qellonte ne sheshin “Skenderbej”, ndoshta. Por Frani, mendoj unë, nuk ndihet”­ tha ai.

Next Post

Shpëtim Idrizi: Jemi në negociata me Ramën për të marrë 1 ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com