• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Edhe noterët para “vetting-ut”, Sadushi: Masa disiplinore deri në heqjen e licencës për parregullsitë

by Java News
22/02/2020 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej muajsh noterët në të gjithë vendin kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të verifikuar integritetin, aftësitë dhe kualifikimet profesionale të tyre. Nëse do të konstatohen parregullsi, parashikohen masa disiplinore deri në heqjen e licencës.

Përveç magjistratëve dhe efektivave të policisë një tjetër kategori juristësh do t’i nënshtrohet vettingut.

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi thotë për RTV Ora se një procedurë e tillë është e nevojshme dhe së shpejti komisioni ngritur do të nxjerrë edhe rezultatet.

“Patjetër që është i nevojshëm, meqenëse është një proces që po bëhet në të gjitha institucionet, nuk mund të thuash që të përjashtohet noteria. Pavarësisht se themi është një veprimtari private, por është një funksion public”, u shpreh Sadushi.

Vettingu synon të kontrollojë karrierën e tyre që nga dokumenti i hyrjes në këtë profesion si asistent.

“Duke filluar që nga diplomat e përfundimit të shkollës, më tej me plotësimin e viteve të asistencës, që ka bërë çdo noter pranë zyrës noteriale. Pra të gjithë procedurën që kërkonte ligji i kohës në momentin kur noteri është bërë noter”, theksoi ajo.

Nëse në këto formularë konstatohen të dhëna të rreme do të nisë procedimi disiplinor deri në heqje licencës per noterët.

“Është vendimmarrje e ministrit të Drejtësisë, sepse kështu e parashikon ligji. Ndoshta do të ketë për ata persona që nuk kanë plotësuar kriteret për futjen në profesion, mund të ketë masa të tilla, ose edhe masa më të lehta për shkeljet që mund të kenë bërë noterët” tha Sadushi. /e.s/

Next Post
Rama mesazh të koduar Metës: U marrosën e lëshuan gjuhën kur Shqipërisë iu bë deklaratë dashurie! Le të çirren e përpëliten

Rama mesazh të koduar Metës: U marrosën e lëshuan gjuhën kur Shqipërisë iu bë deklaratë dashurie! Le të çirren e përpëliten

Comments 1

  1. Reti says:
    6 years ago

    Shume mire kur po e zbatoni se do thoja Julian Zhelegu, noter me dokumenta fallso ne dosje privatizimi dhe dokumenta qe leshon superskandaloze, cfare juristi eshte ai kur mediat flasin si doganier dhe noter eshte penalizuar me arrestime, si del nga burgu. Vjen nga hici, duke krijuar pasuri marramendese per tre vite prona ne zona me te njohura n tirane dhe ne bregdet dhe biznese familjarisht qe vinin nga falimintime biznesesh. Lexoni artikull ne internet se cfare mashtrime ka bere dhe vazhdon akoma ta kuptojne gazetaret me shume.

    Reply

Leave a Reply to Reti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In