• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe njëherë për mashtruesit që vjedhin edhe bukën e njerëzve

by Mentor Kikia
22/07/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Ngrita dje problemin e bukës masive(standarde) që peshonte 700 gramë dhe kushton 80 lekë. Pronari i një furre, “Tito”, nuk ngurroi edhe të më ofendojë pse kisha shpifur ndaj furrtarëve.

“O Pallosh, nuk i ke parë furrat që të gjitha reklamojnë edhe çmimin edhe peshën e bukës?” – shkruajti ai, postim të cilin më pas e fshiu, mesaduket pasi ka parë raftet e furrës së tij.

Na fakt çfarë ndodh me këtë produkt bazë të tavolinës shqiptare? Së pari, në furën e këtij pronarit të revoltuar, “Tito”, fotot më poshtë janë bërë dje, nuk reklamohet as çmimi, as pesha e asgjë tjetër.

Thjeshtë është një raft i mbushur me bukë të formave dhe përmasave të ndryshme. Ti i thua shitëses, me gisht: Dua atë bukën e gjatë, këtë katroren, këtë të rrumbullaktën, këtë të zezën e këtë të bardhën.

Një të tillë, e mora unë për 60 lekë. E pyeta se sa peshon dhe shitësja u habit.

-Di unë sa peshon, nuk i peshojmë bukët ne. Me peshë është vetëm ajo lart që bën 1.800 lekë kilja. E peshova dhe “ajo e rrumbullakëta” peshonte 500 gramë.

Në disa furra reklamohet vetëm emri dhe çmimi i bukës: “Bukë fshati”, “Buka e gjyshes”, “Bukë e zezë”, “Buke e bardhë”, “Bukë me maja”, “Bukë pa maja”, “Bukë gjermanë” e “Bukë angleze”. Në disa të tjera asgjë fare, as emër, as çmim, as pehsë.

Por çfarë duhet të reklamohet? Buka është ushqim dhe si e tillë, ajo duhet të ketë etiketën e vet:
1- Pesha
2- Çmimi
3- Përbërësit(Rrezja e miellit, konservantët, ngjyruesit etj)

Asnjëri nuk i reklamon, por sajojnë emëra çfarëdo e u vënë çmime si tu teket. Eshtë si të shesësh shalqinj me kokrra e jo me peshë, si ti thuash se domatet e patatet kushtojnë 20 lekë kokrra e jo 50 lekë kilogrami.

E di që do të thoni se është ekonomi tregu, dhe çmimet janë të lira. Padyshim, por buka nuk është si rrobat.

Dhe jo më kot shteti ka krijuar një standart siç është buka masive, çmimin e të cilës e kontrollon(duhet ta kontrollojë më saktë).

Dhe për këtë arsye edhe subvencionon çmimin e energjisë për furrat duke ua shitur 50% më lirë. Vetëm e vetëm që këta të mos rrisin çmimin e bukës.

Nuk e bën këtë për restorantet apo kafenetë. E bën për “bukën e gojës”. Dhe bukën e gojës, që sipas ligjit duhet të kushtojë 600 Lekë/ 1 kilogram, këta furrtarët e shesin dyfish. Dhe shteti që u subvencionon energjinë as e vë ujin në zjarr.(Tema)

Next Post
Video shokuese, një burrë kërcen në krahun e aeroplanit teksa ai po nisej

Video shokuese, një burrë kërcen në krahun e aeroplanit teksa ai po nisej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com