• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

by Ilir Yzeiri
12/03/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Tani që po shkruaj këto radhë është ora 17 e ditës së mërkurë dhe nesër, ditën e enjte, më 13 mars 2025, në ora 10, Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj ndalimit dhe burgosjes së padrejtë e kriminale të Erion Veliajt. Në këtë një muaj, pra që nga dita kur u rrëmbye në zyrën e tij, njeriu më i votuar i Shqipërisë dhe administratori më i susksesshëm që ka njohur kryeqyteti, ai që nga shumë shqiptarë përfillet si shpresa dhe simboli i të rinjve që duan të marrin përgjegjësi në këtë atdheun tonë që shëmtohet përditë nga Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe nga përdhosja e konflikti i pareshtur, pra rreth një muaj nga arrestimi i Veliajt, në opinion janë hedhur fakte tronditëse.

Është zbuluar tani në fund se pas dyshes Dado-Bani mund të fshihet edhe dora e zgjatur e shërbimit sekret grek si një hakmarrje që i bëhet Ramës për shkak të Belerit (https://shqiptarja.com/lajm/pista-jobefasuese-greke-pas-arrestimit-te-veliajt-fshihet-nje-strukture-cfare-ka-dashur-te-thote-edi-rama). Unë, në një editorial timin botuar më 28 dhjetor 2024, kur mora vesh se akuzuesi ishte një person joekzistent, pra se Nesti Angoni nuk ekzistonte, kam pyetur a mos vallë kjo është lojë e shërbimeve të huaja (https://www.gazetatema.net/blogu-tema/drejtesia-si-regjim-rasti-veliaj-i473417). Dhe kam qenë e jam i bindur se ndaj demokracisë shqiptare është kryer një grusht shteti. Mirëpo kam mbetur pa fjalë nga reagimi i institucioneve shqiptare. Përballë akuzave dhe fakteve monstruoze që kanë dalë në shesh, si, bie fjala, mënyra se si është rekrutuar në Strukturën e Posaçme Olsi Dado apo mënyra se ka depërtuar në BKH Samet Gërguri një fanatik i egër i PD-së që ka kryer përdhunime në qendrat e votimit në Vanar e Libofshë, opinioni hesht. Institucionet përgjegjëse si KLP, KLGJ apo ILD asnjë fjalë. Më i neveritshëm është qëndrimi i ndonjë medieje që promovohet si e pavarur dhe që financohet nga BE-ja e që na ka përrallisur gënjeshtra gjatë gjithë kohës që bëhej ngritja e sistemit të ri të drejtësisë duke u bërë palë me mashtrimet dhe me shkeljet e rënda që janë bërë aty.

Kjo media, pa pikë turpi e quan ankimin dhe denoncimet e Veliajt si një ndërhyrje ndaj drejtësisë dhe nuk na ktregon me fakte atë për të cilën është paguar se përse është rekrutuar jashtë kritereve Olsi Dado e Samet Gërguri. Si të mos mjaftonte kjo, Altin Dumani dhe Olsi Dado, pa iu dridhur qerpiku bëjnë edhe një seancë tjetër maskaradë dhe në appel sjellin si prova të reja komunikimet e Erjonit nga vendi i izolimit. Dhe, nga ana tjetër, mbushin banaqet e televizioneve me lloj lloj insinuatash e konspiracionesh duke thënë se në telefionin e Veliajt janë gjetur biseda me kryeministrin për leje ndërtimi për prishjne e teatrit. « O tempora o mores ! »- do të thoshte latini.

Po si mund të quhet krim rutina e punës e një kryebashkiaku dhe axhenda e bisedimeve të tij telefonike. Ku e gjejnë këtë guxim Altin Dumani dhe Olsi Dado që të përdhosin punën e një qeveri të tërë duke e paraiqtur Tiranën dhe ndryshimet që janë bërë aty si vepra kriminale. Kjo, përveç marrëzisë dhe dashakeqësisë, fsheh edhe një anë të errët të këtyre prokurorëve të cilët janë frustruar nga shkëlqimi perëndimor i Tiranës dhe kërkojnë ashtu si ata talebanët të godasin këtë dritë.

Unë nuk e di se çfarë vendimi do të japë nesër gjyqtari që dërgoi në burg Sajmir Tahirin. Ka shumë pak rëndësi kjo. Erion Veliaj, Edi Rama, Presidenti i Republikës, Shërbimet inteligjente në Shqipëri duhet të na sqarojnë se çfarë ndodhi dhe kush e organizoi dhe po e mban ende gjallë grushtin e shtetit që iu bë demokracisë shqiptare në shkurt, ditën kur hetuesit dhe agjentët e BKH-së së Samet Gërgurit morën nga zyra dhe e dërguan në burg Erion Veliajn. Nëse nuk sqarohet mirë kjo aferë e pistë dhe kriminale, ky vend duhet të shpallet i rrezikshëm dhe shqiptarët të kërcënuar dhe siç e kam thënë edhe më parë, ata të rinj që mendojnë të kthehen në këtë vend për t’u angazhuar këtu, duhet ta dinë se ky vend është parajsa e Dumanit, Dados Gërgurit dhe atyre qindra gjyqtarëve e prokurorëve që pasi u flakën nga sistemi me miliona euro, sot bëjnë biznes sepse nuk i heton askush, ndërsa Erioni dhe ata që ëndërrojnë si ai duhet të shkojnë në burg.

Next Post
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Listat e PD! Gazetari: Demokratët treguan frikë, emra që struken në lista të sigurta!

Comments 16

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    I saktë nga fillimi deri fund i nderuar Ilir Yzeiri.
    Respekt e konsideratë.
    Por, a duhen lënë peshkaqenët tigër spakistë me Altin Dumanin të vazhdojnë e të godasin, dhe populli bashkë me politikHUNJTË (thoshte rahmet pastë Agim Doçi) të vazhdojnë të jenë spektatorë ?
    Mendoj se tashmë, kupa po derdhet, dhe nderhyrja duhet urgjente, sa pacienti të jetë në pikën ku nuk ka më këthim prapa.

    Reply
    • M.B says:
      10 months ago

      Si ka mundesi qe mbroni hajdutin .Ju jeni monstrat e hajdutit qe ju ka dhene corbe te prishur

      Reply
  2. M.B says:
    10 months ago

    Si ka mundesi qe mbroni hajdutin .Ju jeni monstrat e hajdutit qe ju ka dhene corbe te prishur

    Reply
  3. Pensionisti says:
    10 months ago

    Kush po e mbron hajdutin?
    Gazetaret e korruptuar. Turp se ku jemi katandisur.
    Kur arrestohej Berisha dhe Meta, Dumani ishte hero. Tani qe u kap njeriu me i korruptuar, qenkan te keqinj.

    Reply
  4. Shqiptari says:
    10 months ago

    Po o mostër që e bëtë Shqipërinë çorbë po… Mbroje hajdutin!

    Reply
  5. Pp says:
    10 months ago

    Po per parate e vjedhura as nje fjale

    Reply
  6. Ani says:
    10 months ago

    Nga që të njoh që kur ke qenë student në gjuhë- letërsi,e shijoj të shkuarën tënde. Por mendoj( qofsha i gabuar) se po ngutesh në mbrojtje të një çështje që i zoti i shtëpisë i ka vënë duart drejt greminës. Nuk e di çfarë të shtyn ta bësh këtë?!

    Reply
  7. Arjan says:
    10 months ago

    Nuk i besoj shume teorite konspirative me agjentura, gjithsesi per ne njerezit e thjeshte te ketij vendi te etur per drejtesi te munguar ka shume rendesi qe kushdoqofte nese akuzohet duhet te shkoje para gjykates dhe te vertetoje me prova se nuk ka shperdoruar asnje qindarke nga parate e taksapaguesve te varfer te ketij vendi te plaçkitur nga pasunare e pushtetare te çdo niveli. Te gjithe te tjeret qe me propogand mbajne anen e njerit apo tjetrit e kane gabim, ne te gjithe duhet te jemi perkrahes te SPAK

    Reply
  8. Strasburgu says:
    10 months ago

    Si prova kanë car ka fol me vllain, gruan fhe çunin 6 vjeç. Pse s’kanë provë per vjedhje këto qelbësirat e prokurorise qe urdhëron gjykatën!!!

    Reply
  9. Anonymous says:
    10 months ago

    Bravo

    Reply
  10. Eralsi says:
    10 months ago

    Shkrim shume i dobet ne mbrojtje te nje hajduti me çizme.

    Reply
  11. Rosa canina says:
    10 months ago

    Ja provat e gjykatseve spak e prokurorve tane qe jan per te qare me oiiiiii oiiiii qe marin 7 mij euro muaj dhe se ke folle me gruan e vellane
    Tuuuuup tuuuuurp sa poshte kane rene
    Esht e dora e kllicaziut e saliziut qe sbehen kuuuuurre si ti
    Vetem drogaxhinjte e plehraxhinjte duan cregullsia e flasin si injoranta tuuuurp
    Ed rama e erjo velia e ban tiranen europianeperpara erjon do fitosh zoti dote ndimoj
    Njerzia ndershme esht me ty

    Reply
    • Adi malaj@yahoo.com says:
      10 months ago

      Bajga të sistemit 35 vjeçar, niveli më i ulët i sistemit monark kahzaro-bolshevik…..

      Reply
    • Adimalaj@hootmail.com says:
      10 months ago

      Bajga të sistemit 35 vjeçar, niveli më i ulët i sistemit monark kahzaro-bolshevik…..

      Reply
    • Adim.alaj@hootmail.com says:
      10 months ago

      Bajga të sistemit 35 vjeçar, niveli më i ulët i sistemit monark kahzaro-bolshevik…..

      Reply
  12. Adi.malaj@hootmail.com says:
    10 months ago

    Bajga të sistemit 35 vjeçar, niveli më i ulët i sistemit monark kahzaro-bolshevik…..

    Reply

Leave a Reply to Eralsi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com