Shtëpia botuese Rocher (Monako) ka botuar këto ditë librin e titulluar “Testamenti i Kosovës” të autorit belg Daniel Salvatore Schiffer. Autori, që pretendon se gjatë bombardimeve të NATO-s ka qëndruar në Serbi dhe Kosovë sjell për lexuesin frankofon një numër të konsiderueshëm të fotografive dhe “dokumenteve” që kinse “dëshmojnë për krimet e shqiptarëve dhe të NATO-s ndaj serbëve”. Serbia në vazhdimësi e sidomos pas vitit 1999, është duke sponsorizuar lloje të këtilla të propagandave antishqiptare.
Shqipëria prej çlirimit të vendit më 1912 dhe ndarjes së Kosovës dhe pjesëve tjera shqiptare si pasojë e traktatit të Londrës më 1913 ka punuar shumë pak në ndaljen e kësaj propagande.