• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe një herë tjetër, mbi “rrezikun” e “imperializmit” Amerikan në Shqipëri

by Java News
31/07/2021 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Është verbëri e tejskajshme të besosh sot mbi rrezikun që i kanoset demokracisë sonë prej “imperializmit” Amerikan nga e cila, në fakt, Shqipëria ka pasur një përvojë goxha të gjatë.

Veprën mbi rrezikun që i kanosej vendit nga  “imperializmi” Amerikan e la trashëgimi Enver Hoxha, kur i tha popullit se “bar do të hamë”, por kurrë nuk do të dorëzohemi. Partia e Hoxhës mbi këto rreziqe “edukoi” popullin, bashkë me udhëheqësin, aq sa nuk pranoi kurrë një ambasadë Amerikane në Tiranë. Ndryshe u tregua më miqësore vetëm me francezët, në marrëdhënie me Perëndimin.

Historia e “barit” po përsëritet, ndonëse Shqipëria ka tri dekada që vendosi për një sistem tjetër politik dhe SHBA-në e konsideron partnerin e saj kryesor strategjik!

Të njëjtin mesazh përcolli ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, nga selia e Partisë Demokratike, ku i kërkoi lidershipit të saj që partia e drejtuar prej tij të heqë dorë nga “lufta” me SHBA-të, duke paralajmëruar që askush të mos “ushqehet me  bar’ për ndonjë individ të caktuar dhe që ka ardhur koha të distancohen prej tij.

Sulmi dhe parrullat e fundit politike kundër ambasadores së SHBA -ve në Tiranë, pse i përcolli në zyrë kryetarit të opozitës vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, do t’i kishte pasur zili edhe Enveri për nga ideologjia. Ka pasur edhe kërkesa radikale, nga shpallja “non-grata” deri te dëbimi i ambasadores Amerikane, ose e thënë ndryshe e  prishjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të.

Pse një parti, për të ardhmen e saj, e sheh të pamundur të distancohet nga një individ, qoftë edhe nga ish-lideri i saj, i cili zyrtarisht për arsyet që ia ka bërë të ditura DASH, nuk pranohet nga SHBA. Pse nuk pranon të distancohet të paktën derisa të sqarohet pozicioni i tij qoftë edhe përmes procedurave të përshpejtuara nga një gjyq i hapur në Francë (ndonëse çështja ka mbetur ende te avokati dhe gjasat janë që mos shkojë më tutje)? Po Berisha kaq të pamundur e ka të zgjedhë heshtjen në vend të betejës dhe të qetësohet sadopak, pas 30 viteve aktiv si askush tjetër në politikën posr-komuniste?

Beteja e Berishës me SHBA po zgjat, shtatori po vjen. A do të mbyllet kjo betejë deri atëherë dhe do të ketë një fitues?

Bashës i është kërkuar që Berisha, i cili gjatë kësaj legjislarure shkon drejt të 80-ve, të mos jetë më pjesë e PD-së, çka do të thotë se ai, nëse nuk tërhiqet nga fush-beteja me SHBA-të, mund të shkojë në Kuvend si deputet i pavarur dhe të vazhdojë betejën në mënyrë individuale.

Berisha siç ia kërkon zakoni do të tentojë edhe këtë legjislaturë të zaptojë foltoren në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, në të kundërt, si i pavarur dhe pa kohën që ai kërkon të ketë në dispozicion, nuk do të kishte asnjë vlerë pjesëmarrja e tij në Kuvend, për të ndjekur  thjesht nga afër diskutimet e gjata të Ramës.

PD-së i kërkohet të zgjedhë përfundimisht mes Berishës, i cili kërkon të luftojë ende, dhe SHBA-së që po përpiqet ta zgjidhë ngërçin me diplomaci, pa qenë nevoja e përdorimit të ndonjë trysnie dhe force të caktuar.

Kuptohet që pozita aktuale e Lulzim Bashës është më e vështirë se kurrë më parë. Të përjashtojë Berishën e ka thuajse të pamundur, sepse do të sulmohet për tradhti nga fanatikët e shumtë të liderit historik. Të vazhdojë me Berishën do të jetë nën presionin Amerikan dhe thuajse pa të ardhme politike, duke rrezikuar pa nisur mirë “lufta” deri në shpërbërjen e partisë.

E vetmja mundësi për të dalë nga ky udhëkryq është një zgjidhje e mesme: Ndarja e PD-së në dy fraksione mes Berishës dhe atyre që duan të vazhdojnë luftën e nisur me Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe të gjithë të tjerëve të cilët nuk duan të luftojnë me Amerikanët (Soros është përdorur si alibi për militantët që ata të besojnë se lufta ndaj SHBA-ve mund të fitohet prej tyre me ndihmën e Republikanëve).

Basha është i detyruar apo e ka kuptuar që koha ia imponon të jetë më afër kërkesës së Amerikanëve, teksa ndodhet gati në pozita të ngjashme me ato të Ramiz Alisë, së vitit 1986. A guxoi dot Ramiz Alia të largonte regjimin e Hoxhës, për të sjellë pluralizmin politik para se të rrëzohej Muri i Berlinit, kur këtë ia kërkuan Gjermano-perëndimorët? Jo! Sepse ai ishte i edukuar me rrezikun që i kanosej vendit nga ‘imperializmi” Amerikan. Dihet fundi i betejës së kaluar mbi “rrezikun” që i kanosej partisë.

Next Post
FOTO/ Masakroi Anisën para djalit të mitur, vrasësi shqiptar i gruas del para gjykatës

FOTO/ Masakroi Anisën para djalit të mitur, vrasësi shqiptar i gruas del para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

July 9, 2026
Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

July 9, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

July 9, 2026
Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

July 9, 2026
“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

July 9, 2026
Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

July 9, 2026
Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

July 9, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In