• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe kafshët gënjejnë llojin e vet

by Frrok Çupi
25/05/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sa për njerëzit e dimë se gënjejnë njëri tjetrin, që nga lidhja më e afërt: Prindi fëmijën, fëmija prindin, vëllai vëllain, mafiozi mafiozin, bosi skllavin, etj. Por e njëjta, në fakt jo krejt njësoj, ‘gënjejnë edhe kafshët brenda llojit të tyre”, thotë biologu Eldridge Adams i Universitetit amerikan të Rochesterit. Kjo e ngushëllon njeriun, sidomos njeriun e species së politikanit.

Politikani e gjen edhe një herë mbështetjen populiste te njerëzit e inteligjencies së ulët me të cilët rri, flet, përfiton e shin lëmin. Tani e kuptoj më mirë pse qindra militantë të PD që ka ‘Rithemelimin’ si nickname, të dielën e kaluar, mbushëm qindra kuti me vota. Dikush aty bëri humor: “Deri tash kena votu ‘një anëtar- një votë’ e ia këna fut kot. Tash po votojmë ‘një anëtar- njëzet vota”… Kjo ka ndodhur përherë; por pse e sollëm këtu duke e krahasuar me sjelljen e kafshëve? Sepse është e njëjta vijë: Njeriu, në këtë rast- militant i PD, mbush kutinë e votimit për kryetar, e mbush kur nuk ka pikë nevoje që ta bëjë këtë.

Kryetari i ri i PD, Sali Berisha, i ka të sigurta qind për qind të votave brenda PD, përjetësisht të sigurta, edhe kur të mos jetë më në jetë. Kjo është PD, instinktive, njësoj si qeniet që studion biologu Adams në ‘Jurnal Theoretical Biology’, kur thotë se brenda një specieje të vetme, është e mundur që disa anëtarë të mashtrojnë të tjerët.”. Po pse të mashtronin anëtarët e PD disa anëtarë të tjerë, ose edhe vetë kryetarin e përjetshëm të sektit PD? Kjo është çështja. Sepse arrin dy objektiva: Duke mashtruar me numrin e fletëve të votimit, anëtarët e PD fryhen dhe u mbushet mendja se janë ‘parti e madhe’ me mijëra votues. Arsyeja e dytë: Kryetari kur ta marrë vesh se ti në seksionin tënd ke sjellë 112 për qind votues, ai buzëqesh vesh më vesh dhe të mban mend për mirë. Kjo është e gjitha, pavarësisht se më vonë mashtrimi mund të ketë efekt shkatërrimtar. Ndërsa me kafshën nuk ndodh kështu, te kafsha ka o më shumë ndershmëri, o më shumë mençuri për të mos e pësuar nesër nga mashtrimi i sotëm. Më së shumti mes atyre krijesave, gënjeshtra sajohet nga kafshët e dobëta, kur ndjehen në vend të ngushtë. Madje edhe këto, sikur ta tepronin me mashtrimin, do të bëheshin të pabesueshme për të tjerat.

Këtu hapet një hendek shumë i madh dallues mes tyre dhe njerëzve. Mes njerëzish, ai që mashtron më shumë, është jo i dobëti, por i forti. Teksa anëtarët e PD mashtrojnë liderin e tyre të përjetshëm, kjo është veç një kënaqësi e liderit dhe një ‘send i vogël’ para mashtrimit gjigand të të fortit. Kryetari i sapo zgjedhur për të njëmijtën herë në PD, i ka gënjyer të tijtë më shumë se aq herë sa është zgjedhur. I ka gënjyer kur ka bërë si ‘i thjeshtë sa populli’, duke e mbajtur shtëpinë në rrugën e Brrakës; i ka gënjyer kur iu ka thënë se ‘jam i ndershëm’; i ka gënjyer kur iu ka thënë se ‘dhashë dorëheqjen’; i ka gënjyer militantët e vet kur i armatosi dhe i nisi nga Veriu në Jug për të luftuar kundër rebelëve të Jugit. Në çdo hap i ka gënjyer, madje edhe kur iu tha se ‘paratë e naftës për Milloshevicin po i depoziton në firmën ‘Shqiponja- PD’, ajo ishte ‘Pula- Berisha’, që solli vezë vetëm për familjen e tij. Më në fund i gënjeu këta të llojit të vet (si në specien e kafshëve) kur u tha ‘Votoni për mue, se ju ngjis në pushtet!’. Bullshit! Gënjeshtra është e hapur, por militantët e të njëjtit lloj hapin gojën nga kënaqësia. Nuk ka asnjë shans që PD e Berishës të fitojë pushtet.

Mungojnë të gjitha mundësitë, përveç gënjeshtrës. PD e Berishës nuk është ende e ligjshme, e si mundet. Nuk e voton populli shqiptar që nuk është i kësaj ‘specieje’. Traumat që ka shkaktuar emri i bashkëngjitur ‘BerishaPD’ janë akoma të frikshme. Pastaj, më e fundit dhe më e rëndësishmja, SHBA dhe BE kanë deklaruar se ‘kurrë nuk bashkëpunojnë’ me një grup ku ndodhet Berisha. Më parë se të vinin ‘zgjedhjet’ në PD, Berisha i kishte mashtruar ata të llojit të vet; u kishte thënë se ‘Amerika ia ka futur kot…, çështjen do ta fitoj në Paris’. Po të ishte zhvilluar e gjithë kjo lojë mes kafshëve të dobëta dhe kafshëve të forta, prej kohësh mashtrimit do t’i kishte dalë boja.

Bernd Fisher, historian amerikan, ashtu si edhe biologu Adams i Amerikës, tha më në fund se sekretari i Shtetit nuk ndodh që të marrë vendime si të ‘qenies së dobët’. Në këtë rast Berisha është ‘kafsha e dobët’ para Amerikës dhe gënjen pa ‘gjemb në këmbë’. I solla të krahasuar të dy studiuesit, Fisher dhe Adams, për të përafruar mashtrimin në dy speciet: Kafshët dhe Njerëzit. Njerëzit, ja që gënjejnë më shumë.

Next Post
Gjinushi: Marrëveshja për Butrintin ka probeme juridike, s’jemi konsultuar!

Gjinushi: Marrëveshja për Butrintin ka probeme juridike, s’jemi konsultuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

December 29, 2025
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

December 29, 2025
Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

December 29, 2025
Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

December 29, 2025
Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

December 29, 2025
“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com