• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe disa në PS do të shpallen non grata”, Sula: Po të mos përjashtonim Berishën mund të asgjësoheshim

by A R
14/09/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë. Ai tha se vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar ishte ai i duhuri, pasi në të kundërt sipas tij, PD do të vendosej në shumë vështirësi.

Sula paralajmëroi se SHBA ka një listë tjetër me emra që do të shpallen ‘non grata’ edhe nga radhët e PS, ndërsa theksoi, se zoti Berisha për të mirën e PD duhet të heqë dorë nga aksioni i tij brenda partisë për rivendosjen e kushtetutshmërisë, pasi kjo do e dëmtonte PD.

Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën, ishte i drejtë apo jo?

Dashnor Sula: Shpreh keqardhjen për gjendjen e krijuar. Por sigurisht sot jemi në rrethana të tjera, në një situatë jo normale për PD. Duke pasur parasysh që PD duhet të ishte në pushtet dhe do të flisnim me një gjuhë tjetër sot. Por duke marr parasysh situatën që ndodhemi dhe vendimet e marra nga PD do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar se pse erdhi ky muaji. Shkaku kryesor, e këtë e them jo si deputet, por si qytetar, ka qenë masakra elektorale. Kjo solli dhe pasojën e këtij rezultati. Vota popullore ka qenë për PD, por u devijua. Nëse do të bëjmë një analizë të hollësishme, kuptohet që kanë qenë dhe faktor të jashtëm që ndikuan në këtë rezultat. Ç’kuptojmë me këtë? Natyrisht përfshihet dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, që u prish nga zoti Rama, pasi do të flisnim me një rezultat tjetër në zgjedhje. Kjo pse ndodhi, pse nuk u ndërhy nga ndërkombëtarët, sepse dihet se çfarë roli kanë ndërkombëtarët në Shqipëri, sepse ndikojnë drejtpërsëdrejti te shqiptarët. Pikërisht kjo lloj mosndërhyrje e drejtpërdrejt e SHBA-ve dhe vendeve të BE që ishin garante e marrëveshjes së 5 qershorit, por pikërisht pse s’u bë kjo ndërhyrje? Sepse PD kishte disa gjëra që nuk ishin në koherencë me SHBA-të. Sapo mbaruam zgjedhjet vjen vendimi për të shpallur ‘non grata’ Berishën. SHBA-të dihen kush janë, janë garanti i demokracisë në botë. Pa diskutim unë s’e lidh me emra konkretë, por edhe sikur sot kryetari Basha i cili është kryetari jonë, nëse do të ndodhte të ishte person non grata, unë do të isha i pari që do të kërkoja që ai të hapte rrugën sepse s’janë individët përpara partisë. Unë jam i bindur që SHBA-të siç flitet, kanë një listë tjetër të personave non grata, edhe brenda PS. SHBA-të zgjedhin kohën dhe momentin e duhur për të bërë këtë vendim. Mendoj dhe aludoj gjithnjë, që zoti Basha mund të kenë pasur dijeni për këtë vendim, sigurisht mund të ndikonte dhe te zgjedhjet e 25 prillit nëse ajo shpallej më herët. Mendoj se nëse është e vërtetë, zgjedhja është e drejtë. Ndjesia e demokratëve për zotin Berisha është shumë e madhe. Unë s’e teproj ta them që për mua dhe brezin tim zoti Berisha është udhëheqësi ynë shpirtëror.

Si e komentoni vedimin e marrë nga Basha në mënyrë individuale?

Dashnor Sula: Nga pikëpamja e procedurës lë për të dëshiruar, por nga pikëpamja e ruajtjes dhe ekzistencës së PD është për t’u falënderuar zoti Basha. Për mua nëse do të hidhej në votim, të jeni të sigurt që nuk do të realizohej ky vendim. Por nëse bëhej kjo do të kthehej PD në një organizatë. Pse e them këtë? E them se nga komunikimet e Reeker, PD do të ishte në një kolaps të thellë. Ndjej keqardhje si demokrat, si person që e admiroj zotin Berisha, por kjo ishte në të mirë të PD.

A e shmangu kaosin ky vendim?

Dashnor Sula: Zoti Berisha është babai jonë shpirtëror, ai duhet të bëjë sakrifica për PD.

Zoti Berisha thotë që është shkelur statuti

Dashnor Sula: Zoti Berisha ka beteja të mëdhaja, të jeni të sigurt që nuk zbehet kontributi i zotit Berisha për aq kohë sa do të jetë pjesë e politikës. Edhe sikur të mos ishte deputet, kontributi i Berishës zë vend. Është në dorë të zotit Berisha për të shpëtuar PD. Shpëtimi i saj nuk vjen në këtë formë. Zoti Berisha ka marrë një nismë ligjore që e vlerësoj. Zgjedhja e Bashës ka qenë e detyruar. Marrëdhënia e Berishës dhe Bashës ka qenë e ngushtë. Ai këto vite është këshilluar me zotin Berisha për shumë vendime. Fjala e zotit Berisha ka pasur peshë të drejtpërdrejt te Basha.

A të kishe dhënë dorëheqjen Basha do të ishte zgjidhje?

Dashnor Sula: Për mua jo. Nëse Basha do të merrte vendim tjetër do të ishte asgjësimi i PD. Kam bërë një krahasim të tillë, nëse besimi ekziston në Zot dhe s’e ka parë asnjeri, Zoti në tokë është SHBA, ajo ka ndikime në shumë vende dhe këtë duhet ta kuptojmë. Ne pa mbështetjen e Amerikës si PD s’do të kishim ekzistencën. Unë kam qenë jashtë grupit parlamentar 2017-2021, por e kam thënë dhe e rithem që ka qenë negative fakti që dogjën mandatet. Mua më vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë dhe nga aty ka ndodhur rrënimi i PD, por edhe zgjedhjet lokale.

Zoti Berisha e di mirë ekzistencën e SHBA dhe ai këmbëngul që ka pasur jo respektim të strukturave të PD, pati thyerje të statutit. Ai shkoi dhe më tej dhe tha që ky vendim erdhi si pasojë e një pazari. Berisha s’e konsideron të mirëfilltë këtë vendim. Edhe dje kur u larguat nga Kuvendi, edhe Berisha u largua me ju?

Dashnor Sula: Basha e shprehu që ka marrë përgjegjësitë për këtë vendim. Kjo tregon që zoti Basha nuk kërkon të çajë strukturat e PD. I vetmi shteg që kishte zoti Basha ka qenë ky shteg. Çdo gjë ka një fund. Kemi një betejë ligjore që zoti Berisha ka hapur, shpresoj të fitohet kjo dhe do të ishim të gjithë të qetë. I mëshoj faktit të situatës së momentit, apeloj për qetësi, maturi, sepse është një rrugë pa krye, nëse hyjmë në një konflikt strukturat e PD. Këtë e ka në dorë babai ynë shpirtëror Sali Berisha. Ai duhet të bëj sakrificë për të mbrojtur PD. Nuk është e moralshme, lufta e këdo me njëri-tjetri brenda.

/a.r

Next Post
Rama: Merkel ka vendosur gur kilometrik. Kancelarja: BE me hap të ngadaltë, por gjërat janë në rrugën e duhur

Rama: Merkel ka vendosur gur kilometrik. Kancelarja: BE me hap të ngadaltë, por gjërat janë në rrugën e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In