• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Blushi si opozita: Votimi elektronik kusht i panegociueshëm, mungesa e kohës është alibi

by Java News
19/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimi dhe numërimi elektronik edhe për Ben Blushin duhet të jetë kusht i panegociueshëm për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mungesën e kohës, kryetari i LIBRA-s e sheh thjesht si alibi të partive të mëdha për të mos bërë asnjë ndërhyrje.

“Reformë zgjedhore nuk do të ketë. Këto zgjedhje do të jenë shumë të dyshimta dhe për këtë arsye mund të kemi një krizë të madhe pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Blushi në një komunikim me mediat.

Për Blushin, 4 janë pikat ku komisioni i posaçëm ad-hoc duhet të ndërhyjë deri në fillim të shkurtit, kur mbaron dhe puna e tij.

“Administrimi i votës me votimin ose numërimin elektronik. Çështja e financimit. Po shkojmë në një fushatë shumë të shtrenjtë, ku gara mes dy partive të mëdha bëhet me para. Një Parlament më i vogël, me 100 deputetë. Dhe e fundit, që është themelore por që partitë e vjetra e sabotojnë me qëllim, vota e emigrantëve”, ka saktësuar Blushi.

Zgjedhjet e 18 qershorit e gjejnë Ben Blushin për herë të parë larg PS dhe me partinë e tij. Listën e cilit qark do të kryesojë ai për deputet?

“LIBRA ka përcaktuar në projektin e vetë që çështjen e projeksioneve ta diskutojë më vonë, në shkurt apo mars. Të përcaktojë nëse do marrë pjesë në një koalicion dhe nëse po, në cilin koalicion”, ka shtuar Blushi, raporton tch.

Pak muaj nga zyrtarizimi i partisë së tij dhe pak muaj larg nga zgjedhjet e qershorit, Blushi thotë se LIBRA do të bëjë rolin e opozitës, duke thënë se PD prej kohësh nuk po e bën këtë./a.k

Next Post
Basha imiton Trump: Ne nuk kemi dashur reformën në drejtësi? Këto janë “Fake news”

Basha imiton Trump: Ne nuk kemi dashur reformën në drejtësi? Këto janë “Fake news”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com