• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha imiton Trump: Ne nuk kemi dashur reformën në drejtësi? Këto janë “Fake news”

by Java News
19/01/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington kreu i demokratëve Lulzim Basha ka përdorur një shprehje të Presidentit Trump, duke thënë se lajmet që e kanë cilësuar opozitën si forcën kundër reformës në drejtësi, janë të rreme… ose “Fake Neës”.

Basha ka deklaruar se opozita ka qenë dhe mbetet kundër një drejtësie në duart e ekzekutivit. Në lidhje me zgjedhjen e Trump në krye të SHBA-ve Basha shtoi se do të nisë një erë e re ndryshimesh, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për Shqipërinë.

Më tutje Basha ka komentuar në lidhje me vizitën e tij në SHBA, duke thënë se nuk ka paguar për asnjë ftesë, por është ftuar nga Partia Republikane e SHBA.

 “Jam ftuar në ceremoni nga anëtarë të mazhorancës dhe Partisë Republikane, jam ftuar nga Ted Cruz. Kam dhe një numër ftesash nga kongresmenë të Partisë Republikane për disa aktivitete, janë të papaguara. Jam zyrtarisht i ftuar nga Komiteti anëtar Republikan.”- tha Basha.

Kurse në lidhje me votimin elektronik, Basha tha se kjo është një kërkesë e PD-së që në vitin 2011.

Reforma zgjedhore është në qendër të debatit, mendoni se është vonë për votimin elektronik?

Debati ka nisur që në vitin 2011, por ne kemi bërë kërkesën në 17 maj 2016 e cila është zyrtarizuar, por bisedimet kanë qenë më herët.

Komisioni i reformues është i barabartë, mendoni se votimi elektronik mund të bëhet në këto 5 muaj?

Detyra jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia juaj ka të njëjtat figura, ndërsa jeni para zgjedhjeve. Mendoni se kjo mund të bëjë problem?

Partia Demokratike ka qenë në transformim të vazhdueshëm. Politika nuk është çështje moshe. Kushdo që ka vlera mund të kontribuojë në PD.

Nuk dua te ndalem shumë në meritat apo vlerat e miratimit të reformës në drejtësi, mendoni se kundërshtimi që i keni bërë këtyre ligjeve mund ta dëmtojë imazhin e PD?

Absolutisht jo. Ne kemi qenë gjithmonë për reformën në drejtësi. Më lejoni të përdor një shprehje të Presidentit Trump, ato raportime janë “Fake Neës”. Ne kemi kundërshtuar një drejtësi në duart e pushtetit. Ne kemi marrë përgëzime nga drejtues të lartë të SHBA-së. Ata mbështesin shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor. Dua të ndaj kënaqësinë e madhe për pjesëmarrjen time ne inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe. Për PD me ardhjen e Trump nis erë e re ndryshimi, jo vetëm për SHBA, por edhe për Shqipërinë./a.k

 

Next Post
Ish-Kryeministri maqedonas Gruevski: Nuk do t’a njohim asnjëherë gjuhën shqipe

Gruevski akuza Soros-it: Financon dhe nxit shqiptarët kundër nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com