• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Bardhi si Basha: Gati të përballemi me Ramën, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të dalë nga kriza

by Java News
26/10/2019 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, zbuloi detaje të reja mbi kalendarin e opozitës për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Bardhi deklaroi se është përcaktuar agjenda e të gjitha grupeve dhe nëngrupeve, që do të kryejnë takime të përditshme, derisa brenda muajit opozita të ketë gati të gjitha çështjet që do të duhet të trajtojë reforma zgjedhore.

“Kemi përcaktuar agjendën e të gjitha nëngrupeve të punës, kemi përcaktuar që do mblidhemi si grup pune çdo të hënë në orën 18:00 dhe nëngrupet mblidhen në ditë të ndryshme brenda javës dhe në fund të muajit të kemi mbaruar punën tonë si opozitë, që të parashtrojmë çështjet që do duhet të trajtojë reforma zgjedhore.

Pala që ka përgjegjësi më të madhe për krijimin e krizës, që është qeveria, duket se është e vendosur të mos pranojë faktin që Shqipëria është në krizë. Për herë të parë Parlamenti i një prej vendeve kuçe të BE, i bën thirrje të gjitha palëve politike të gjejnë zgjidhje urgjente të krizës politike, përndryshe thotë Bundestagu rruga e hapjes së negociatave do të vështirësohet dukshëm.

Opozita ka treguar vullnet për zgjidhjen e krizës, pala tjetër bën sikur nuk e kupton se ka ardhur momenti për të zgjidhur krizën. Ne si opozitë jemi të vendosur për të përmbushur çdo kusht për t’i hapur vendit dritën jeshile për negociatat, ndërsa pala tjetër tregon një vullnet për të mos e mundësuar këtë për shqiptarët”, tha Bardhi.

Basha tha për ‘news24’ se nuk ka frikë të përballet me Ramën, a është kjo një formë nënkuptuese se PD kërkon zgjedhje dhe s’ka rëndësi kë ka përballë?
Ne e kemi thënë që s’kemi problem të përballemi me këdo, përfshi edhe Ramën. Ajo që kërkojmë është që Shqipërisë t’i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar se Rama nuk ka vullnet për të përmbushur atë që duhet të përmbushë çdo kryeministër në një proces zgjedhor. Nëse palët marrin pjesë në barazi në një proces zgjedhor, PD dhe koalicioni opozitar mund PS dhe padyshim edhe Edi Ramën. Pra, nuk është problem për ne Rama.

Zgjedhjet e ardhshme në pranverën e ardhshme ….

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë sa më shpejt të jetë e mundur janë mundësia e vetme që jo vetëm vendi të dalë nga kriza, por t’u jepet mundësi edhe qytetarëve për një qeveri që punon për interesin e tyre. Detyra e opozitës është të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishme është të jenë të ndershme e të lira.

A do të arrihen këto zgjedhje dhe kur?
Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos ketë krizë si kjo që ka aktualisht. Një qeverisje që nuk prodhohet nga vullneti i qytetarëve është kjo që kemi ne sot, e korruptuar, që s’ka në fokus interesin e shqiptarëve. Për ne themeli i zgjidhjes është garantimi pas 30 vitesh i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Çfarë prodhoi takimi me sekretarin e OSBE?
Opozita e bashkuar i shprehu atij gatishmëri për të dhënë kontribut për realizimin e reformës zgjedhore. Morëm angazhimin e tij se OSBE është e gatshme të ofrojë ekspertizë, ose të jetë ndërmjetësuese në dialogun mes palëve.

Artikulohen protestat, por s’ka një datë. A është në agjendën e PD caktimi i një date?
Është e qartë për çdo shqiptar që Rama nuk është përgjegjës vetëm për mos hapjen e negociatave, por është pengesa e vetme që mban peng Shqipërinë në rrugëtimin evropian. Opozita, PD, ka thirru protesta, dhe edhe në të ardhmen do thërrasë protesta, sa herë të jetë e nevojshme për të sensibilizuar shqiptarët e ndërkombëtarët mbi atë që ndodh në vend. Ende nuk ka një datë për protestat, për shkak se ne gjykojmë që duhet të përqendrojmë energjitë tona në përmbushjen e kushteve që Shqipëria të afrohet sa më parë me BE. Forumet mblidhen dhe do përcaktojnë se kur do duhet që opozita të thërrasë protestë kombëtare. Qytetarët shqiptarë janë në protestë të përditshme.

Kur qeveria thotë se opozita ka bërë gjithçka për të penguar negociatat, ju ndjeni përgjegjësi?
Rama është faktuar si një njeri që kapet duke gënjyer, kështu që kjo është një tjetër gënjeshtër. Opozita ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar tërësisht për të mundësuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, sepse e shohim si një monitorim nga afër i situatës në Shqipëri. I vetmi njeri që ka bërë gjithçka për mos hapjen e negociatave është Edi Rama.

g.kosovari

Next Post
Akuzat për përkthimet/ MEPJ që nga 2009 vepron sipas urdhërit zyrtar të Berishës

Akuzat për përkthimet/ MEPJ që nga 2009 vepron sipas urdhërit zyrtar të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In