Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore përmes një komunikate bën të ditur shpalljen në mbrojtje të përhershme të 23 aseteve të trashëgimisë kulturore.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, thuhet në komunikatë, në mbledhjen e mbajtur dje, më 6 tetor, bazuar në kompetencat e tij ligjore ka bërë shpalljen e njëzetetre (23) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, të cilat janë propozuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, citohet Koha. (b.an)