• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eda Zari shpërthen ndaj medias: Ka rënë në nivele të shëmtuara!

by Java News
15/05/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këngëtarja Eda Zari ka reaguar nëpërmjet një shkrimi te ‘Peizazhe të Fjalës’ në lidhje me lajmin se ajo kishte dhunuar të ëmën dhe Gjykata e kishte dënuar Zarin me 6 muaj burg.

Bëhet fjalë për një artikull të “Gazetës Shqiptare” të datës 6 maj 2017, ku gazeta ka publikuar një dokument për një vendim dënimi për Eda Zarin.

Eda Zari thotë se lajmi jo vetëm që nuk përbën interes publik, por as nuk është i vertetë.

“Liria e të shprehurit është kthyer në liri përbaltjeje,” shkruan Zari.

Artistja thotë se ky dokument është i pavërtetë, pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të ketë lëshuar letrën në fjalë:

“Gazeta e ilustronte artikullin me një dokument mbi të cilin vetë gazeta, për të ruajtur ekskluzivitetin e “zbulimit”, kishte vendosur logo­n e saj dhe, ndërkohë, pretendonte se dokumentin e kishte siguruar në rrugë ligjore. Ironike kjo, pasi faktet tregojnë të kundërtën: asnjë gjykatë e Tiranës nuk pranon të ketë lëshuar dokumentin në fjalë, çka do të thotë se dokumenti është pa zot,”thotë ajo në shkrimin e saj.

Më tej ajo pyet:

“Sa ishte, i nderuar kryeredaktor, tirazhi i shitur i gazetës më dt. 6 maj 2017? Sa vlejti lëkura ime dhe e kujtdo fshihet pas jush?”

Por artistja ka marrë në shqyrtim dhe disa nga aspektet më delikate të medias-online, sidomos komentet e publikut

Artistja thekson paradoksin në të cilin e gjeti veten, ku komentues që as nuk kanë asnjë ide mbi këngëtaren dhe familjen e saj, shprehnin një empati të shtirur për të ëmën e saj.

Shkruan Eda Zari:

“Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje:

-Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim? Pse shteti nuk u ktheu asnjë përgjigje 70 letrave nga

Amnesty International, dërguar nga 35 vende të botës, për të kërkuar transparencë mbi vrasjen e tim vëllai, Ilirian Zari, në kufi?

-Vallë, kush i doli për zot nënës sime kur kërkonte kufomën e të birit në kufirin shqiptaro­grek në rrethinat e Ersekës dhe shteti tallej duke e përcjellë me fjalët “Ik, mos e kërko kot, hajde pas 15 vitesh ta marrësh”?

-Ku ishte keqardhja ndaj nënës, familjes sime dhe ndaj meje kur në hetuesi për ditë të tëra kryefjala ishte shkopi i gomës?

-Sa e madhe ishte empatia dhe solidarizimi i shoqërisë sonë kur Dega e Punëve të Brendshme përjashtoi nga puna time më dhe tim atë, kurse mua m’u hoq e drejta të studioja kanto, sepse menjëherë u quajta e deklasuar?

-Vallë, a i doli kush për zot nënës sime, kur sëmundjet e saj kërkonin dhe kërkojnë ende mijëra euro për t’u kuruar jashtë vendit, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ofronte dhe ende nuk ofron asnjë mjekim bashkëkohor anti­tumoral, asnjë terapi për pre­Alzheimer apo Alzheimer të avancuar, por ofron higjienë zero, pamundësi të mbulojë kostot përmes sigurimit të shëndetit dhe metoda mjekimi kasapçe, ku literalisht çnjerëzorja dhe dhuna janë martuar prej kohësh?”

Sipas artistets, komentet vuanin dukshëm nga mungesa e qytetarisë:

“Më dhanë përshtypjen e një tufe të mërziturish që nuk kishin pasur mundësi të bëheshin subjekt i dhunës hipotetike të ushtruar nga unë. Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje: Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim?”shkruan Zari.

Më tej Zari thotë se vendosi të reagonte pasi nuk ka më kuptim të kalohen në heshtje situatat absurde të kryqëzimit në media dhe të trajtimit të problemeve private si tabelë qitje për turmat e lexuesve:

“Jam e ndërgjegjshme se edhe pas këtij shkrimi do të vazhdoni të më sakatoni padrejtësisht me ç’të mundeni. Fjalën time do ta shisni sërish nëpër gazetat tuaja. Heshtjen time të deritanishme e keni përkthyer si përgjigje që konfirmon shpifjet tuaja. Nuk e kam profesion të merrem me replika, as kam kohë të ndërpres artin tim për t’u marrë me përgjigje ndaj mediave. Por sot ma ka ënda të jem luan për një ditë dhe të mos jem dele e dorëzuar përjetësisht ndaj fuqisë suaj poshtëruese. Ju them se gjetët personin e gabuar për ta kryqëzuar, duke e kthyer në shembull diskreditimi në dobi të shoqërisë dhe për ta sensibilizuar atë”.

Zari e mbyll shkrimin e saj duke thënë se do mbetet besnike e të drejtës dhe urtësisë, dhe do nuk do resht së qënuri njeri:

“Shëmtia juaj, o gazetarë dhe gazeta betonieresh, o ju gojë thashethemexhie të shoqërisë shqiptare, nuk ma prish bukurinë e paqes sime, as dashurinë për familjen, as dashurinë për artin, për të cilin sakrifikoj dhe këndoj me pasion, teksa i mbetem besnike së drejtës dhe urtësisë, të cilën im atë ma ka dhënë me vete: të jem Njeri!” shkruan Eda Zari.

ma.me

Next Post
Dhjetë kompanitë me fitimet më të larta në Shqipëri, kryeson OSHEE

Punimet në rrjet, ja zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In