• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eda Zari dhe Elina Duni, koncert në Valbonë e Tiranë kundër plehrave dhe hidrocentralit

by Aalison Pearse Stevens
03/10/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncert protestë në Valbonë më 29 tetor e në Tiranë më 30 tetor, kundër HEC dhe ligjit të plehrave! Kjo është nisma e dy këngëtareve të njohura të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare: Eda Zari dhe Elina Duni. Me një karrierë të suksesshme në Europë e më gjerë, artiste që kanë shkëlqyer në skena e ekrane të Perëndimit, dy këngëtaret kanë vendosur të rikthehen në atdhe për një kauzë që e konsiderojnë të drejtë: Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS! Ndërsa kanë interpretuar këngët më të njohura shqiptare të ripunuara përgjatë karrierës së tyre, këtë herë, ato i bëjnë thirrje t’u bashkohen nismës së tyre të gjithë artistëve e më gjerë, këngë si protestë dhe këngë si ndërgjegjësim për natyrën.

“Sportistët e kombëtares janë të mirëpritur, kori i operës dhe baleti, Teatri Kombëtar, Liceu Artistik “Jordan Misja”, Akademia e Arteve Tiranë dhe Prishtinë, regjisorët, artet pamore, super staret e popit jashtë e brenda atdheut… Nëse nuk mundeni të vini dërgoni një video mesazh pak sekonda, më moton: Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës; Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS! (ose si t’ju pëlqejë) me dashni dhe besë”, thotë Eda Zari. Më herët, Zari e ka konsideruar ndërtimin e HEC në Valbonë të tmerrshëm.

“Kjo është e tmerrshme, kjo është dhimbje, kjo është padrejtësi haptazi ndaj natyrës, ndaj gjithçkaje që frymon. O njerëz, kjo mund të na ndodh nesër secilit prej nesh. Po nuk mund të rrihet këmbëkryq, nuk bëhet më sehir!”. Të dyja të rritura në familje artistësh, e të angazhuara me koncertet e shumta anë e kënd, ato kanë lënë angazhimet personale për t’iu kushtuar një kauze. Kujtojmë se Zari në ketë fillim tetor nxjerr albumin e saj të ri kushtuar Fan Nolit, ndërsa Duni, vijon koncertet. Vetëm pak ditë më parë media raportoi për suksesin e saj në Gjenevë.

MESAZHET E ARTISTEVE DHE FTESA

EDA ZARI

Flashbomb!!! Maratonë artistike. Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës; Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS! Elina Duni dhe Eda Zari pranojnë të këndojnë kundër vendimeve te padrejta e jo të qurravitemi! Drejtuar: të gjithë artistëve shqiptarë e të huaj, që dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj mrekullore, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës. Të gjithë atyre individëve që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me TOKË, UJË, AJËR dhe JETË të pastër, pa plehra, pa ndotje; Kush i bashkohet në formën më urgjente dhe qytetare kësaj iniciative të pavarur civile?

ELINA DUNI

Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Në çdo këngë ndjehet fryma e saj. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qenë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit së natyrës se mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë.

Dua të ëndërroj një Shqipëri ku liria nuk përfaqëson mosrespektim të pronës publike. Dua që të duam atë që na bashkon dhe sot të bashkohemi për të vetmen tokë qe kemi. Eda Zari dhe Elina Duni i bëjnë thirrje gjithë artistëve në Shqipëri dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj iniciative të pavarur civile. Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës; Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!

Next Post
Mbetjet/ Gjinushi: A ka rrezik? Kjo varet sa ke bërë shtet dhe sa zbatohen ligjet…

Mbetjet/ Gjinushi: A ka rrezik? Kjo varet sa ke bërë shtet dhe sa zbatohen ligjet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In