• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ecuria e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Komisionerët, jo më nga partitë

by Java News
04/11/2019 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve, çdo qeveri në pushtet do të jetë “memece”.

I ftuar në një nga studiot televizive, Gjiknuri foli për ecurinë e Reformës Zgjedhore , ai theksoi se komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë. Depolitizimin e administratës zgjedhore, ai e konsideroi revolucion pasi, sipas tij, vendi ynë ka vuajtur nga kontrollet e partive.

“Së pari presim depolitizimin e administratës zgjedhore. Për mua kjo do të ishte një revolucion pasi për herë të parë pas 30 vjetësh ne do të kemi mundësi të kemi një administratë zgjedhore jo të zgjedhur nga partitë por mekanizma të tillë që bëjnë të mundur që asnjë forcë që është në pushtet apo në opozitë të mos ketë kontrolle mbi administratën zgjedhore. Këto janë gjëra që shumë shpejt do të paraqiten në komision. Nuk dua të flas para kohe, natyrisht që emërimet do të bëhen sipas vendimmarrjes së hierarkisë por komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë”, tha Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se “mbase ka ardhur momenti që ne kushtet e Shqipërisë, partitë të heqin dorë nga zgjedhjet. Do të thotë që t’ia lënë një administrate jo politike, profesioniste në mënyrë që të mos shfaqen ato skenat e përhershme që i kanë shoqëruar zgjedhjet shqiptare ku partitë ndërhyjnë në procese zgjedhore dhe kjo krijon tension”.

Ai tha ndër të tjera se “ka pasur raste vjedhje flagrante si në vitin 1996, që kanë qenë vjedhje e dhunshme shtetërore, ka pasur edhe raste të tjera kur shteti nuk është treguar i barabartë përsa i përket një gare që normalisht nuk i takon atij dhe kjo është e vërtetë. Dhe një arsyet e tjera që ka të bëjë me atë që quhet avantazhet apo ndërhyrja e pushtetit mbi zgjedhjet që janë avantazhe që vijnë në mënyrë të natyrshme sepse shteti gjithmonë e ka një avantazh apo partia në pushtet sa i përket avantazheve zgjedhore, ne kemi menduar të bëjmë një ndërhyrje tjetër që po diskutohet sot në Komisionin e reformës Zgjedhor madje i është paraqitur publikut, tashmë e dinë të gjithë që 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, qeveria praktikisht kthehet në qeveri memece. Praktikisht do të thotë që bën punën e vet, ekzekuton të gjitha detyrat”.

Sipas Gjiknurit, qëllimi i Reformës Zgjedhore është që administrata zgjedhore të mos i përkasë asnjërit, as mazhorancës dhe as opozitës.

Next Post

Faqet e para të gazetave, e martë 5 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In