• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“The Economist”: Situata në Maqedoni mund të degjenerojë në konflikt

by Java News
13/03/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt, paralajmëron “The Economist”.

E përjavshmja prestigjioze britanike analizon interesin e politikanëve perëndimorë për Shkupin, deklaratat polemizuese ruse dhe afrimin e luftës së trumpetuar nga gazetat serbe.

Ngërçi nisi me grindjen për koalicion, kur BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunonte më tej me VMRO-DPMNE-në, dhe u përshkallëzua nga refuzimi i Gjorgje Ivanovit për t’i dorëzuar mandatin LSDM-së, me argumentin se kërkesat e shqiptarëve do të “shkatërojnë” vendin.

Por duke u thelluar më tej në situatën që ka bllokuar jetën politike të Maqedonisë, “The Economist” shkruan se kriza politike i ka rrënjët që në vitin 2015, kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që përfshinë Nikola Gruevskin.

Për këtë arsye u krijua Prokuroria Speciale Publike dhe mbështetësit e VMRO-së kaluan në akuza ndaj George Sorosit për konspiracion ndaj Maqedonisë. Pretendimeve të ngjashme nuk i ka shpëtuar as vet Federica Mogherini.

Sipas Radmila Sekerinska, zv.kryetare e socialdemokratëve, është vet Gruevski ai që e nxiti krizën në momentin kur kuptoi se mund të humbiste pushtetin, e kjo do ta linte të ekspozuar ndaj hetimeve të Prokurorise Speciale.

Ahmeti, – vazhdon “The Economist”, – paralajmëron që mosmarrëveshjet të mos kthehen nga politike në përplasje të karakterit etnik dhe mohon çdo plan të Shqipërisë së madhe. Rusia, sipas tij, është ajo që po ndez gjakrat në Ballkan.

“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje, – përfundon artikulli, – mbetet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e këtu i urojmë fat”.tch/a.k

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

Mesazhi telefonik/ Vasili shpërndan urdhrin në LSI: Mos thoni më "Meta kryeministër"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

August 6, 2026
Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

August 6, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

August 6, 2026
Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

August 6, 2026
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

August 6, 2026
Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com