• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi telefonik/ Vasili shpërndan urdhrin në LSI: Mos thoni më “Meta kryeministër”!

by A R
13/03/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim iu ka shpërndarë sot të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, thelbi i së cilës është heqja dorë nga deklaratat e tipit “Meta President” apo “Meta Kryeministër”.

Referuar tekstit të plotë të SMS-së, të siguruar nga “BalkanWeb”, që ka mbërritur sot në numrat e celularëve të deputetëve dhe ministrave të LSI-së, Vasili tërheq vëmendjen në dy mesazhet kryesore që sipas tij duhet të përcillen në publik nga zyrtarët më të lartë të LSI-së.
“Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:
1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.
2. “Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre”, – shkruan Vasili në SMS-së, .

Ky urdhër i ri, që ka dhënë sot numri dy i LSI-së vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit.

Vlen të theksohet gjithashtu se me anë të kësaj direktive, LSI duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicionit qeverisës me PS-në dhe kryeministrin Rama, që thirrjet “Meta kryeministër” i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor.

TEKSTI I PLOTË I SMS

I/E nderuar.
Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqëndrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.
Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:
1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.
2. “Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre.
Përshëndetje Petrit Vasili.
petrit-vasili

Next Post
E sapopropozuar në krye të shëndetësisë/ Ministres Manastirliu i dridhet zëri nga emocionet

E sapopropozuar në krye të shëndetësisë/ Ministres Manastirliu i dridhet zëri nga emocionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com