• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

by A R
11/08/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026.

Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme.

Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Pikërisht mungesa e konsensusit mbi presidentin çoi Kosovën në zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Evropian (KE) paralajmëron se zvarritja e formimit të institucioneve të reja, pas votimeve të 7 qershorit, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zbatimin e reformave dhe në qasjen e Kosovës në fondet e BE-së.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Guillaume Mercier, përsërit thirrjen e rregullt të Brukselit drejtuar aktorëve politikë në Kosovë për të siguruar stabilitet institucional.

“Është thelbësore që institucionet e Kosovës të konstituohen pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kornizën kushtetuese dhe me procedurat e përcaktuara”, thotë Mercel për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

Në dhjetor të këtij viti skadon afati për përmbushjen e gjithsej 27 hapave reformues nga Prishtina zyrtare, me një vlerë totale prej 165.9 milionë eurosh.

Shumë zyrtarë evropianë, me të cilët ka biseduar REL-i, tashmë flasin për humbje shumëmilionëshe, që Kosova mund të pësojë si pasojë e krizës institucionale.

“Ndërsa Komisioni Evropian është duke vlerësuar raportimin e Kosovës për këta hapa, situata politike në vend ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në ritmin e zbatimit dhe ka kufizuar përparimin në një numër reformash kyç, duke vënë në rrezik një pjesë të financimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje“, thotë për REL-in një zyrtar evropian, në kushte anonimiteti.

E para në hartimin e Agjendës së Reformave, e fundit në raportim

Kosova ishte ndër të parat që dorëzoi Agjendën e Reformave në vitin 2024, por ishte e fundit që paraqiti raportin mbi nivelin e zbatimit të saj.

Autoritetet kosovare paraqitën kërkesën e parë për shpërndarjen e mjeteve, pak para skadimit të afatit, më 15 korrik 2026, duke raportuar për hapat e Agjendës së Reformave që fillimisht ishte paraparë të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025, dhjetor 2025 dhe qershor 2026.

“Për të ruajtur financimin në dispozicion, do të jetë thelbësore të sigurohet funksionimi efektiv i institucioneve dhe konsensusi politik i nevojshëm për të mbajtur fokusin e qëndrueshëm në zbatimin e agjendës së dakorduar të reformave“, nënvizon një burim evropian.

Zëdhënësi i KE-së, Mercier, thekson se një marrëveshje e shpejtë midis partive politike për një kandidat unifikues për president ka rëndësi të veçantë.

“Vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët e qëllimit do t’i lejojë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të realizojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj“, thotë ai për REL-in.

Brenda 18 muajsh, Kosova kaloi nëpër tri procese zgjedhore, duke mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, si dhe zgjedhje lokale (dy runde).

Përmbushja e hapave reformues, në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, kërkon angazhimin e të dy pushteteve: Qeverisë – e cila harton, negocion dhe zbaton objektivat konkrete të politikave – dhe Kuvendit, i cili miraton reformat përkatëse.

Dhjetori dhe rreziku për humbjen e përhershme të fondeve

Fundi i vitit 2026 shënon përfundimin e periudhës së tolerancës, e cila në Bruksel njihet si “periudha gri”, për hapat reformues që fillimisht duhej të përmbusheshin në shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025.

Komisioni Evropian e mundësoi këtë periudhë tolerance, e cila i referohet kohës pas skadimit të një afati, gjatë së cilës veprimet e vonuara mund të korrigjohen ende pa shkaktuar pasojat që do të sillte mosrespektimi i afatit.

Sipas këtij parimi, të gjithë hapat reformues, që kishin afatin fillestar gjatë vitit 2024, kanë afat shtesë prej 24 muajsh për zbatim. Ndërkaq, për hapat që kishin afat gjatë vitit 2025, toleranca është 12 muaj.

Për të gjitha reformat e parapara për zbatim deri më dhjetor 2024, përkatësisht dhjetor 2025, afati përfundimtar është fundi i vitit 2026, kur rrezikohet humbja e përhershme e fondeve.

Nëse vendet përfituese nuk i përmbushin kushtet, përkatësisht nuk zbatojnë reformat e parashikuara, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i mbajë fondet e destinuara për këta hapa reformues. Këto mjete mund të shpërndahen tek vendet tjera që janë më të suksesshme në procesin reformues.

Kosova, përfituesja më e madhe vetëm në teori

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është planifikuar për periudhën 2024–2027. Ajo ka vlerë prej 6 miliardë eurosh dhe paraqet paketën më ambicioze financiare për rajonin.

Alokimi i mjeteve të Planit të Rritjes është bërë bazuar në numrin e popullsisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nga kjo pako, për Kosovën janë alokuar 882.6 milionë euro, çka e bën atë përfituesen më të madhe për kokë banori.

Në periudhat e mëhershme, Kosova nuk u kualifikua për pranim të mjeteve nga Plan i Rritjes, meqë – gjithashtu për shkak të ngërçit politik – nuk ishin miratuar marrëveshjet relevante për këtë pako evropiane.

Pasi në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, Kosova u kualifikua për të përfituar nga fondet evropiane.

Deri më tani, Kosova ka pranuar vetëm mjetet e parafinancimit në vlerë prej 61.8 milionë eurosh, që përfaqësojnë 7 për qind të shumës së përgjithshme të alokuar.

Për fondet e tjera, Kosova duhet të dëshmojë zbatimin e hapave reformues, duke dorëzuar raportin për reformat e bëra.

Komisioni Evropian vendos për shpërndarjen e fondeve dy herë në vit, por vetëm pasi të ketë verifikuar se një vend ka përmbushur me sukses hapat dhe objektivat konkrete të përcaktuara në Agjendën e Reformave./REL

Next Post
Fotoja që ngriti dyshimet për fëmijën e dytë, Kiara Tito nuk i lë ndjekësit pa një përgjigje…

Fotoja që ngriti dyshimet për fëmijën e dytë, Kiara Tito nuk i lë ndjekësit pa një përgjigje…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com