Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në Librazhd. Mësohet se 24-vjeçari me iniciale D.L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike por ende nuk është përcaktuar saktësisht shkaku i vdekjes.
“Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.