• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

by A R
20/08/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Florian Lamçja alias “Shabani” në Elbasan, u vra me shishe birre dhe karrige nga dy shokët e tij, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, dhe miku i tij Adriano Hajdari.

Këto janë detajet e zbardhura në vendimin e gjykatës për ngjarjen e 30 korrikut të këtij viti në orën 4 të mëngjesit, ku në masë arresti me burg ndodhen dy miqtë e akuzuar për vrasjen, që deri më tani nuk kanë dhënë dëshmi që mund t’i shërbejnë hetimeve duke deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.

Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Lamçja u gjet nga policia i mbuluar në gjak dhe i zhveshur, ndërkohë pranë trupit të viktimës qëndronin të heshtur në këmbë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari në pritje të uniformave blu.

Në pranga për vrasjen janë Hajdari dhe Sanxhaktari, teksa në seancën para gjykatëses pa pasur një avokat, kërkuan caktimin e një mase më të butë dhe jo atë të kërkuar nga prokuroria “Arrest me burg”. Tashmë të arrestuarit i janë drejtuar gjykatës së Apelit Durrës ku kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

“Shqiptarja.com”, zbardh vendimin e gjyqtares Pajtime Fetahu, që caktoi masën e “arrestit në burg” për Sokol Sanxhaktarin dhe mikun e tij Adriano Hajdari.

Sipas vendimit të gjykatës, viktima Florian Lamçja ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me sende të forta. Në vendngjarje gjykata sqaron se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një karrige e thyer, ku besohet se ky ka qenë mjeti i fortë me të cilin viktima është qëlluar disa herë në kokë. Ndër të tjera gjykata në vendimin e saj sqaron se Florian Lamçja veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e grindjes mes miqve, pasi dhe dy personat e arrestuar nuk kanë dhënë shpjegime konkrete, duke deklaruar se nuk kujtonin asgjë për shkak të gjendjes së tyre të dehur.

“Si Hajdari dhe Sanxhaktari, nga kjo përplasje mes shokëve nuk kanë marrë asnjë plagë në trup”, thuhet në vendimin e gjykatës. Lidhur me këtë çështje për të zbardhur rrethanat  e ndodhjes së krimit janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të pranishëm në lokal natën e krimit.

Në raportin e shërbimit të punonjësve të patrullës së Elbasanit thuhet se: “Pas njoftimit të marrë nga salla për një konflikt në Bar-Kafe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar një person të gjakosur, i zhveshur dhe i shtrirë përdhe. Pranë tij ndodheshin Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, të cilët i kanë shoqëruar pasi ambulance kishte marrë Florian Lamçjan për ta transportuar në spital. Gjithashtu është shoqëruar në policisë bashkë me Sanxhaktarin dhe Hajdarin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në lokal vërehen njolla të shumta gjaku, pjesë xhamash të thyer, një karrige e thyer, sende personale si çanta, një pasaportë biometrike në emër të Florian Shabanit etj”.

/a.r

Next Post
Hyn në parkun ujor dhe ngatërron rrëshqitësen, vdes pas pesë orësh i bllokuar në tub

Hyn në parkun ujor dhe ngatërron rrëshqitësen, vdes pas pesë orësh i bllokuar në tub

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In