• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja viktimë e 26 Majit, ishte protesta!

by Mero Baze
28/05/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati që po përpiqet të mbushë boshllëkun që ka lënë dështimi i protestës së djeshme në Tiranë, po fokusohet tek ato pak minuta përplasjeje me policinë nga disa demonstrues agresivë të PD. Një palë që duan të mbajnë lart “moralin” e protestës thonë se protestuesit mund ta kishin mundur policinë, dhe siç thotë Berisha të kishin ngritur lart flamurin e 14 Shtatorit, kurse një pjesë tjetër thotë se Basha shmangu përplasjen duke i tërhequr.

Në faktë të dy versionet janë gënjeshtra. Protestuesit bënë atë që mundën të bëjnë. Ata dolën në pikë të diellit, dëgjuan një fjalim idiot, panë njëri -tjetrin në sy sa pak ishin, përsiatën me vete arsyet përse shumë demokratë preferuan të qëndrojnë në shtëpi dhe pastaj të mërzitur u kthyen për në seli, duke tentuar t’ia nxjerrin inatin zyrës së Fatmir Xhafajt.

Dhe policia bëri sa mundi. Ajo ruajti gjakftohtësinë, u vendos profesionalisht para tyre, respektoi propocionalitetin e dhunës mbi të, zmbrapsi provokimet, dhe u shpëtoi gurëve nga turma, të cilët goditën dhe një protestues agresivë.

Edhe Lulzim Basha bëri sa mundi atë që di të bëjë. U çua në orën e caktuar, krehu flokët, i ngjeu pak, zbriti nga “Benzi”, shkoi në SHQUP, mori fjalimin që ja kishin bërë gati, shkoi me këmbë deri tek kryeministria dhe e lexoi.

Vetëm Sali Berisha duket që nuk ka bërë dot atë që ka menduar. Sipas asaj që shkruan, ai paska pasur në mendje trazirat e 12 dhe 14 Shtatorit 1998. Ai po ngazëllehej që demonstruesit mund të kishin ngritur flamurin në zyrat e shtetit. Larg qoftë, mund të kishte caktuar si dëshmor protestuesin agresiv B. Kasmi. Ky do të ishte një telash i ri nëse ndodhte, pasi në të ardhmen mund të kishim kusur të çonim dhe fëmijët në ndonjë shkollë me emrin “B. Kasmi”. Por e gjitha kjo mund të jetë dhe thjesht një shantazh mbi Lulzim Bashën prej tij, që nuk arriti ta çonte dot punën deri këtu. Jo se nuk deshi, por nuk mundte.

Edhe shtypi i opozitës bëri sa mundi. Paralajmëroi që populli do besonte “Babalen”, paralajmëroi se PD do bënte përmbysjen e madhe, paralajmëroi se Basha do t’ia dilte këtë radhë…Biles një prej gazetarëve u hodh i pari mbi telat e policisë me trup, ngaqë fjalët nuk i mjaftuan gjithë jetën si gazetar.

Pra të gjithë e bënë detyrën e tyre. Ata nuk janë sot as të humbur, as të fituar, as heronj, as viktima, as vrasës, as të vrarë. Ata të gjithë së bashku prodhuan atë që pamë në Bulevard.

Protestën.

E vërteta e thjeshtë është se e vetmja viktimë e 26 majit është protesta.

Institucioni i saj brenda PD u vra në mënyrë të pakorrigjueshme.

Ajo mbeti si një episod i sforcuar, nervoz dhe dëshpërues. Një kapsllëk opozitar.

Dhe kjo është e vetmja gjë që mund të diskutojë PD për 26 Majin. Ajo duhet të flasë për të vetmen viktimë të asaj dite, protestën. Të tjerët nuk kanë pse merren me të.

a.c

Next Post
VIDEO/ Njihuni me mjekun që la Gjermaninë për spitalin e Dibrës

VIDEO/ Njihuni me mjekun që la Gjermaninë për spitalin e Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In