Pavarësisht se kanë shpallur fitoren mbi territorin afgan, një provincë e vogël në rajonin verior të Kabulit po i bëjnë rezistencë luftëtarëve talebanë.
Këtë të martë janë raportuar sulme mes talebanëve dhe milicisë së Luginës Panjashir. Sipas një zëdhënësi të milicisë opozitare, nga sulmet kanë vdekur 8 luftëtarë talebanë.
Ndërkohë nga ana e tyre, talebanët raportojnë se kundërshtarët kanë pësuar dëme të mëdha dhe se kishin humbur 3 pika kontrolli.
Forcat e Rezistencës Kombëtare po mbahen në luginën në veri të Kabulit, ku Panjshir është provinca e vetme që nuk është nën kontrollin e talebanëve.
/m.j