• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja gjë që nuk do Berisha është “bashkimi” i opozitës

by Mero Baze
11/10/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati për “bashkimin” e dy PD para zgjedhjeve nën udhëheqjen e Berishës ka filluar të përballet me reaksionin e disa prej figurave të Berishës në “Foltore” të cilët në ytë vërtet zbulojnë objektivin e vërtet të Berishës, i cili nuk ka në mendje “bashkimin” por gjunjëzimin e PD zyrtare që e ka refuzuar deri tani me një shumicë parlamentare.

Sulmet ndaj Alibej apo Gazmend Bardhit duke pasur gjithmonë në sfond Lulzim Bashën nga disa personazhe grotesk të “Foltores”, në fakt duan të nxitojnë për të frenuar lidershipin e PD të përfshihet në këtë proces, pasi realisht Berisha kërkon gjunjëzimin e tyre dhe jo ndonjë proces bashkimi.

Berisha është i qartë se procesi i Bashkimit real të PD, kërkon largimin e tij dhe ai është e vetmja gjë që nuk do. Ai do të flas për “bashkimin” me qëllim që të tërheq një numër të madh deputetësh në anën e vet, para se Gjykata e Tiranës të marr vendim për legjitimitetin e PD.

Incidentet e provokuara prej tij, synojnë vetëm ndryshimin e balancës dhe krijimin e një shumice pro Berishës në grup parlamentar. Është një nga përpjekjet e tij të shumta njëvjeçare të pasuksesshme deri më sot, përfshi dhe sulmin e dhunshëm të 8 janarit në selinë e PD.

Bashkimi i demokratëve nuk është një proces që mund ta udhëheq Berisha për të cilin janë ndarë. Bashkimi i opozitës bëhet duke u përjashtuar ai nga drejtimi dhe duke krijuar një institucion që i bashkon demokratet dhe i çon drejt zgjedhjeje të reja brenda PD.

Ky që po tenton të bëj Berisha është një proces “diferencimi” për të tërhequr në anën e vet, njerëz “pa shumë krime” në mbrojtje të Lulzim Bashës. Nuk është se i duhen për të ardhmen, por i duhen sa për të kaluar këtë krizën e pakicës që po e mund prej një viti.

Ndaj dhe po bëhet kaq shumë kujdes që të mos vihen kushte për bashkimin, pasi krye kushti i bashkimit është largimi i përçarësit Sali Berisha. Pra nëse ka ndonjë gjë që është e gjitha kundër Berishës është bashkimi real i opozitës. Ndaj duhet bërë kujdes kur përdoret kjo fjalë. Nuk ka lidhje me këtë proces.

Ky është proces gjunjëzimi i kundërshtarëve të Berishës dhe diferencimi brenda tyre. Pra është një thellim i përçarjes dhe i luftës së nisur më 9 Shtator të vitit të shkuar për të gjunjëzuar PD para Berishës dhe jo një proces bashkimi që natyrisht do kërkonte largimin e Berishës. Dhe gjunjëzimi i PD i duhet para vendimit të Gjykatës, jo para zgjedhjeve se zgjedhjet janë ende muaj larg.

Next Post
Vettingu largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren Bernina Kondi, nuk justifikoi pasurinë

Vettingu largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren Bernina Kondi, nuk justifikoi pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com