• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta ligjore, institucionale apo individuale?

by Fatmir Merkoçi
06/09/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Kushtetuta është baza e shtetit, pasi përcakton në mënyrë taksative formën e regjimit nga e cila buron dhe e gjithë struktura e saj. Kushtetuta vendos të drejtat themelore të njeriut dhe ndarjen e pushteteve. Në Kushtetutë duket se individi është në pozita të barabarta karshi ligjit, në çdo aspekt, veçanërisht përballë shtetit. Pra, duket se e vërteta ligjore është e zbatueshme. Por a jemi realisht përballë kësaj të vërtete?

Në vendet me demokraci të zhvilluar, e Drejta Ligjore, duket se ka një hapësirë më të madhe. Kjo për vetë faktin se: Ka një të drejtë të vërtetuar nga gjykata ndaj individit, e cila, taksativisht dhe pse përball shtetit, është i zbatueshëm. Faktet janë të detyrueshme për t’u paraqitur nga të dy palët dhe nuk mundet të merren parasysh vetëm argumentet e përfaqësuesit të çdo institucioni shtetëror. Pra, vendimet administrative, civile apo penale, në të Drejtën Ligjore, janë të detyrueshme dhe zbatuese automatikisht.

Tek ne, si një vend në tranzicion, kjo e vërtetë, nuk është në këtë nivel. Madje mund të them se kjo e vërtetë mohohet, shtyhet, deri në mos zbatim.

Nëse e shohim me vëmendje, një individ, nuk mundet të jetë i barabartë para gjykatës, karshi shtetit. Në çështje civile, shteti jo vetëm që nuk paraqet argument ligjor, por përveç përfaqësuesit të institucionit, detyrimisht në gjyq, do paraqitet dhe Avokati i Shtetit. Por më e rëndësishmja, dhe kur gjykata vendos në favor të Individit, me urdhër të brendshëm dhe pa argument dhe po nuk e ankimoj institucioni përkatës, atëherë është Avokati i Shtetit që bën ankimim në Gjykatën e Shkallës më të lartë. Pra, kemi një mohim të vërtetës ligjore. E njëjta gjë ndodh dhe në Penale. Prokurori është i favorizuar në çdo gjykim. Vendimet e prokurorit ( ku jo pak raste kemi që bazohen vetëm në bindje e jo në prova ) kthehen në vendime gjykate. Pra dukshëm individi dhe pse me kushtetutë e ka të drejtë, mohohet kjo e drejtë nga vetë shteti.

Por kemi dhe të vërtetën institucionale. Këtu shteti është dukshëm më i favorizuar se sa individi. Kjo e vërtetë fillon, që nga mos informimi, zvarritja apo dhe mos zbatimi i ligjit. Në këtë rast, duket se: udhëzimet apo urdhrat e titullarëve, qëndrojnë mbi ligjin. Shteti në raste të tilla nuk jep informacion ( kuptohet jo në raste abuzimi me ligjin), nuk jep të drejtë, duke u mbështetur vetëm në fakte, të cilat ose nuk janë ligjore ose nuk përbëjnë fakt për në gjykatë. Jo rrallë herë kemi dhe përplasje ligjore bërë prej vetë ligjit. Gjithashtu kemi dhe mjaft institucione që të heqin të drejtën. Këtu si rast më i prekshëm, mund të përmendet rasti i pronave dhe privatizimeve. Ashtu siç e kam ritheksuar dhe më parë, kemi rreth katër institucione që japin prona. Pra, kemi katër ligje për të njëjtin objekt. Në këtë rast, abuzimet dhe korrupsioni kanë lulëzuar e zhvilluar vit pas viti. Dukshëm që, në të vërtetën institucionale, shteti është fuqiplotë karshi individit.

Por le të shohim pasojat e individit institucional. Në këtë rast, kemi një individ që është mbi institucionin. Ky individ quhet oligark. Oligarku vërtetë vepron mbi bazën e ligjit. Pyetja është mbi cilin ligj?

Në këtë rast, Oligarku ka forcën dhe fuqinë e bërjes së ligjit. Ndaj vetë qeveria, kuvendi, miratojnë ligj me emër nominal të individit apo kompanisë. Pra kemi një individ, i cili atë që nuk mundet t’ja japi kushtetuta ja jep Kuvendi. Madje, për ligje të tilla nominale, Qeveria i paraqet si ligje të veçanta. Gjithashtu, në bazë të këtij mentaliteti u krijua me ligj të veçantë dhe ligji i korporatave. Edhe ky ligj, ia heq të drejtën pronarit dhe ja kalon korporatës, duke e bërë vetë shteti shpronësimin e pronarit. Ky është një nga abuzimet më të rënda. Mbi bazë të këtyre ligjeve, i jepet hapësira totale abuzimit, korrupsionit dhe futjes së parave të pista në këto investime.

I tillë është dhe dhënia me “konçesion” e një individi të Portit të Durrësit. Ku askush nuk jep informacion, askush nuk ka marrë mendim, si tek specialistët, ashtu dhe tek komuniteti, ku bëhet ky investim. Dukshëm që në tre rastet, individi është i zhveshur nga e drejta e tij, dhe pse këtë të drejtë e ka të shkruar në kushtetutë.

Kjo situatë ka arritur e tillë për shumë arsye. Së pari, Popullit ja hoqën, apo ja vështirësuan të drejtën e referendumit. Kushtetuta, ndryshohet sipas dëshirës së pushtetarëve. Reformën në drejtësi jo vetëm e dështuan, por krijuan dhe katrahurën totale në sistemin gjyqësor. Duke që se:. këtu u krijua e vërteta individit, e cila tashmë mbizotëron mbi çdo të vërtetë. Kemi një mbizotërim të korrupsionit, krimit, pastrimit të parasë, ashtu siç u paraqit dhe në raportin e përvitshëm të DASH.

Për ta sjellë vendin në shinat e demokracisë, e para duhet pranuar dështimi i vetë sistemit. Si pasojë, duhet të bëhet një Kushtetutë e re, e cila duhet të përcaktojë formën e qeverisjes. Forma e Republikës Parlamentare jo vetëm ka dështuar, por dhe ka krijuar diktator dhe ka bërë që të krijohen individë e grupe të fortë. Me këtë sistem, nuk mundet të ndërtohet demokraci.

*Avokat

Next Post
Pyetja që ngeli pa përgjigje: Kush do t’ia paguajë avokatin Berishës

Sali Berisha jep përgjigjen për pjesëmarrjen në Kuvend më 10 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In