• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“E vërteta e përgjimeve të Artan Hoxhës në Opinion”

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Fevziu 

Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti është vetëm një! Kjo aksiomë e vjetër e gazetarisë duket se ka humbur rrugën prej kohësh në Shqipëri. Për ironinë tonë, pikërisht fakti paraqitet si opinion dhe opinioni si fakt. Kjo  anomali që ndodh në të gjitha shoqëritë ku demokracia nuk është e konsoliduar; ku reagimi publik është i zbehtë dhe ku njerëzit e fuqishëm besojnë se opinioni është një turmë që beson çdo gënjeshtër të tyre, më erdhi ndër mend këto ditë, duke ndjekur në forumet formale, por edhe informale një debat që lidhet me një detaj të emisionit Opinion javën që shkoj. Dua të bej një sqarim, i cili më shumë se sa për emisionin Opinion, vlen për mënyrën se si shtypi funksionon dhe një sfidë shumë publike për të gjithë njerëzit paranojakë dhe me teori konsiprative që vërtiten në këtë vend!

Një javë më parë, në një emision të organizuar për përgjimet që bëjnë mediat me qëllim goditjen e korrupsionit (Emision që mori shkak nga shikushmëria e madhe e emisionit Stop në javën e tij të parë) qëlloi të ishte i ftuar edhe gazetari Artan Hoxha. Panelet gjithnjë vendosen në një mbledhje me së paku 10 vetë dhe jo pa u debatuar më parë. Një prej gazetarëve propozoi Artan Hoxhën për arsye të filmimeve që ai kishte komentuar shpesh në media, ku hyjnë edhe pamjet e 21 Janarit, ta rrëmbimit të Stafukës apo edhe ato të vrasjes së Komisar Dritan Lamajt. Hoxha pranoi dhe gjatë emisionit, ku u duk disi pasiv, publikoi një sms shkëmbyer mes Ismailajt dhe një politikani të lartë që ai vetë e identifikoi me Ilir Metën, në atë kohë, Kryetar i LSI dhe deputet. Sqaroi madje edhe detajet ligjore apo antiligjore në të cilat ishte kryer ajo nga Prokuroria. Në fakt, personalisht nuk kisha dijeni për atë sms. Ky ishte edhe difekti i emisionit. Nëse Hoxha do ma kishte thënë që në fillim, nuk do t’ja jepja fjalën në fund dhe as do ta kaloja pa përqëndrimin e nevojshëm. Do ja jepja fjalën që në fillim dhe do ta kisha përqëndruar emisionin tek ajo sms dhe ajo dosje. Asgjë më shumë se sa ai denoncim nuk mund të tërhiqte vëmendjen e publikut që atë moment arriti diku në 58 % ose baraz me një televizor në 2 ndezur tek ai emision. Një drejtues emisioni nuk mund të ëndërrojë asgjë më të madhe se sa kaq. Si gazetar, të kesh mundësinë e një denoncimi të tillë, po ashtu është një kulm profesional. Vërtetësia apo jo e faktit i takon padyshim gazetarit që e bëri denoncimin. Ajo që i mbetet emisionit është thjeshtë oponenca dhe gjithë pikëpyetjet që publiku ngre në këtë rast. Për ta bërë siç duhet detyrën që ka.

Pas emisionit pata rastin t’i hedh një sy disa fletëve të saj dosje, përgatitur nga Prokuroria, ku përfshihej njerëz të mediave dhe të politikës, në rrethana nga më të çuditshmet. Mendoja se do bëja një tjetër emision për këtë gjë, por java e kaluar u dominua nga Reforma në Drejtësi dhe kjo e shmangu temën e parë. Madje nuk foli as opozita që zakonisht flet për gjithçka dhe as Kryeministri, të cilit po i akuzohej aleati kryesor. Nuk tha askush nëse sms qëndron apo është e manipuluar; nëse fakti është fakt apo jo, por i gjithë debati u përqëndrua se kush ja bën Metës dhe pse?! Edhe unë besoj se këtë Ilir Metës ja bën dikush. Nuk besoj se është çështje drejtësie sepse drejtësia mund të reagonte me vepra vetë. Madje Prokuroria e ka mbyllur dosjen dhe për 7 vjet për të nuk u kujtua askush. Përse u hap tani?! Ka shumë vetë që mendojnë se ja bën Rama, ka që mendojnë se ja bën PD. Ka të tjerë që mendojnë se në lojë është Dritan Prifti apo Tom Doshi. Mund të mendoj edhe unë si ata. Por ky është opinion. Kush ja bën dhe përse është e dyta. I pari është fakti dhe pyetja, a duhet që një emision të ndalojë një gazetar që vjen me dosje në dorë dhe publikon një fakt. Meqenëse ka qëlluar që Meta të përmendet në dy emisione dhe meqenëse ka shumë vetë që mendojnë se këtë ja bën Rama (Mbase është edhe kjo e vërtetë), po i kujtoj se po në Opinion doli çështja e makinës së Tahirit dhe ai u detyrua ta pranojë live. Po në këtë rast, ishte Meta që ja bëri Tahirit apo Basha?

Pak kohë më pas kur Basha kërkoi të publikohesh një intervistë e oficerit të policisë Zagani që sipas tij, gjithnjë sipas tij, nuk e publikonte kush, unë ju përgjigja menjëherë pozitivisht. Madje live. Intervista u transmetua për tre emisione rresht dhe pati një vëmendje mediatike impresionuese. Edhe në këtë rast më shumë u komentua se përse u transmetua intervista se sa vërtetasia e akuzave të Zaganit. Intervista permendëte Ramën dhe Tahirin. Sipas llogjikës së komenteve sërish duhej pyetur: Po këtë kush po ja bën Ramës dhe Tahirit?

Ajo që me gjasë nuk e kupton politika është se “kush ja bën kujt” për një gazetar nuk ka asnjë rëndësi. Personalisht komentet s’më kanë shqetësuar kurrë e madje i kam lexuar me zë. Mund të jemi i vetmi emision në Shqipëri në studion e të cilit është kritikuar edhe Klani edhe drejtues të televizionit, madje edhe drejtuesi i emisionit vetë. Kjo e ka bërë emisionin më të ndjekur e më të hapur. Dhe unë besoj se për këtë arsye vijojmë prej 19 vitesh në transmetim!

Eshtë mirë që protagonistët politikë sulmojnë dhe nxjerrin abuzimet e njëri – tjetrit. Ndaj kam një sfidë publike. Kushdo qoftë, gazetar apo politikan që ka diçka për të denoncuar është i mirëpritur në Opinion! Qoftë kushdo personi i përmendur në dokumentat që ai disponon. Nëse Rama ka dokumenta për Bashën apo Metën; nëse Meta ka dokumenta për Ramën apo Bashën; nëse Basha ka dokumenta për Ramën dhe Metën, mirëardhshin! Studion e kanë të hapur. Mund të sjellin çfarë të duan dhe nuk i censuron askush. Nuk ka asnjëherë rëndësi kush e bën denoncimin, por sa i vërtetë është ai. Në do ta ndihmojmë këtë denoncim duke hapur një rubrikë të veçantë edhe në opinion.al që nesër.

Së fundmi, një përgjigje ndaj asaj media që shkruante se gazetari Artan Hoxha nuk do shkelë më në studion e emisionit tonë nga urdhëri që kanë dhënë njerëzit e fuqishëm në këtë vend. Ai do jetë aty sa herë ne të kemi nevojë dhe sa herë ai ta pranojë ftesën tonë. Duke nisur që nga kjo dosje. Opinion nuk varet nga humori i partive dhe partitë kanë vetem një mundësi ta ndikojnë atë. Të shprehin mendimet e tyre në studio. Për këtë nuk do t’i ndalojë kush.

Ndaj i kthehem sërish sfidës së parë?! Keni dokumenta dhe denoncimi, sillini tek ne…

Next Post

Gjimshiti zyrtarisht zikaltër, transferohet te Atalanta në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

February 15, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In