Berat Gjimshiti është transferuar në Serie A te Atalanta.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Atalanata, me të cilën ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, raportojnë mediat italiane.
Atalanta, përmes faqes zyrtare të klubit, ka bërë të ditur se Gjimshiti do ta veshë fanellën me numër 55.
Mësohet se paga e tij do të jetë 250 mijë euro në vit, dhe tashmë ai gjendet në Itali ku ka kryer me sukses testet mjekësore.