• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E trishtë! Ushtria izraelite vrau një palestinez në karrocë me rrota

by A R
16/12/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një palestinez që nuk kishte këmbë dhe s’mund të lëvizte pa karrocën me rrota, u vra nga forcat izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor.

Abu Tuary u qëllua në lindjen e Gazës dhe ishte një nga katër palestinezët e vrarë për shkak të vendimit të Amerikës për ta njohur Jerusalemin.

Abu pikërisht kishte mbetur i palëvizshëm në vitin 2008 gjatë një sulmi të Izraelit, në kampin e refugjatëve në Gaza.

“Ai u plagos në vitin 2008 në një sulm nga një helikopter i Izraelit që e vunë në shënjestër pas shqyerjes së falmurit izraelit, dhe ngritjes së kufirit palestinez. Kjo nuk e pengoi atë që të protestonte edhe për Jerusalemin”, rrëfen Samiri, vëllau i tashmë të ndjerit, transmeton lajmi.net.

Të gjitha rrjete sociale tashmë janë të mbushura me fotografinë e Abus dhe me mbishkrimin “Ky është vendi ynë”.

“Nuk do të heqim dorë. Amerika duhet ta tërheqë vendimin”, tha ai.

Abu Turaj ishte i njohur në Gaza për aktivizimin e tij dhe dashurisë për vendin. Gazetat në Lindjen e Mesme shkruajnë se ai mori pjesë në protesta i mbuluar më një flamur palestinez, pavarësisht paaftësisë së tij.

Disa vite më parë ai u ndihmua nga disa organizata dhe ia blenë një karrocë me rrota që të mund të lëvizte.

Para se të humbiste këmbën ai ishte një marinar, dhe peshkatar.

Në një video para se të vritej, Abu Turaj shihet me dhjetëra demonstrues të tjerë palestinezë të cilët shkaun në kufi me Izraelin të premten pasdite.

“Ky është vendi ynë, ne nuk do të heqim dorë. Amerika duhet të tërhiqet nga Jerusalemi”, thoshte ai.

Pas eskalimit të protestës, Turaj u qëllua, edhe pse së pari dyshohej se ishte vetëm plagosje, më vonë ai vdiq.

Në mediat sociale tashmë ka shpërthyer një ankth. Për vdekjen e tij po akuzohet ushtria izraelite, pasi Turaj nuk ishte i armatosur dhe s’ishte rrezik për askënd.

Këto incident po vazhdojnë pas vendimit të Donald Trumpit, që ta njeh Jerusalemin si pjesë të Izraelit.

AP shkruan se numri i viktimave u rrit në tetë.

Protestat po vazhdojnë në shumicën e vendeve arabe  në gjithë këtë rajon./a.m.

Next Post
Parukierja merrte informacione nga klientët e më pas organizonte grabitjet, goditet banda e shqiptarëve

Parukierja merrte informacione nga klientët e më pas organizonte grabitjet, goditet banda e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In