• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E tradhtonte burri, telefonuesja: E bënte për karrierë. Ajo ishte e martuar, i shoqi i saj më tha “e kemi shok”

by A R
01/12/2022 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuria, një telefonuese që jeton në Greqi, në diskutimin e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau historinë e saj me bashkëshortin. Qytetarja kishte zbuluar se burri e tradhtonte rregullisht, ndaj dhe vendosi që në moshën 60-vjeçare të divorcohej.

Dashuri: Ishim bashkë në Greqi. Më tradhtonte me rumanet.

Aldo: Me rumunet?

Dashuri: U kthye në Shqipëri, me shqiptare, kështu që e kanë në gjak disa njerëz atë ves.

Aldo: Dëgjo, bëhet fjalë për tradhti apo braktisi familjen?

Dashuri: Për tradhti. Pastaj bëra ndarjen. Në moshën 60 vjeç kam bërë ndarjen.

Aldo: Po pse tradhtonte ai, si është puna?

Dashuri: Atë po them dhe unë, e ka në gjak. Nuk është se më tradhtonte me disa gra që janë më të mira se mua, tradhtonte me disa gra që nuk di si ta shpjegoj, janë të kategorisë më të ulët.

Aldo: Po si, ça  kategorie, s’e kuptoj këtë, çfarë domethënë kategori e ulët?

Dashuri: Kategoria është kjo për shembull, kanë marrë “ke burrë?”, kam. Në ato raste futen këta lloj njerëzish dhe bredhin, bëjnë qejfin e tyre.

Megi Latifi: Mos ka rënë në dashuri me ndonjërën prej tyre?

Dashuri: Jo, nuk ka  rënë në dashuri se ai nuk është se më ndau mua dhe u dashurua me tjetër. Ai e bënte për karrierë.

Aldo: Karrierë me rumune?

Dashuri: Po, me rumunet, të bësh qejfin, të paguash. Kur e ke në shtëpi dhe s’e paguan, e bën tjetri që paguan, është karrierë.

Dashuria tregon se e kapi burrin teksa ndodheshin në Shqipëri, në Kuçovë sepse darkave në celularin e tij shfaqej gjithmonë i njëjti numër. Ai nisi të bëhej edhe i dhunshëm ndaj së shoqes, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në Greqi.

Dashuri: E merrte atë femrën në shtëpi, e gjeta dhe vajta e kapa atë. Më tha mua “e kemi shok”, edhe i shoqi asaj, edhe ajo vetë.

Aldo: Një sekondë, edhe ajo e martuar ishte mi?

Dashuri: Po, e martuar, prandaj thashë që bënte karrierë. E martuar me fëmijë.

Dashuria thotë se nuk ka asnjë shans rikthimi me ish-burrin e saj, shtuar këtu edhe faktin që ai nuk është interesuar asnjëherë për djalin e tyre të vetëm të sëmurë. Ndërkohë, historia vazhdon edhe me reagimin e habitshëm që qytetarja mori nga bashkëshorti i gruas me të cilën e tradhonte.

Dashuri: I thashë burrit të saj, ishin të dy bashkë. I thashë më fal të bëj një pyetje? Të shikoj që pi gjithnjë birrë me burrin tim, por ta dish se ai  bredh me gruan tënde. “Jo, jo” më tha mua ai, “e kemi shok”. Edhe ai, edhe ajo.

/a.r

Next Post
Politikat e reja për azilkërkuesit, Edi Rama telefonatë me homolgun britanik Rishi Sunak

Politikat e reja për azilkërkuesit, Edi Rama telefonatë me homolgun britanik Rishi Sunak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz ultimatum BE-së: Financoni Ukrainën ose bllokohet buxheti europian

Merz ultimatum BE-së: Financoni Ukrainën ose bllokohet buxheti europian

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In