E tmerrshme: Temperatura shkon 67.8 gradë!!!
Një qytet iranian përjetoi dje një nga ditët më të nxehta në tokë. Kombinimi i lagështisë me temperaturat e larta kanë bërë që, temperatura e ajrit të arrijë rreth 67.8 gradë celsius në qytetin Bandar Mahshahr. Qyteti që ndodhet në provincën Khuzestan, kishte një temperaturë aktuale të ajrit prej 42.8 gradë celsius, me një temperaturë të lagështisë prej 32.2 gradë celsius, raporton “Washington Post”. Qyteti është i vendosur pranë Gjirit Persik në jugperëndim të Iranit, me një popullsi prej rreth 110.000 banorë. Në të kaluarën zona ka shënuar temperatura shumë të larta, kjo si pasojë e lagështirës dhe kombinimit që ata bëjnë me ajrin e nxehtë