• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E sulmuan se mbrojti Bregoviç, Mustafa Nano: Jeni talebanë, p*****uni nga Facebook-u im! Bëhuni def

by Java News
12/08/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano ka reaguar sërish lidhur me çështjen që ka pushtuar mediat së fundmi, ardhjen e Goran Bregoviçit në Korçë.

Me anë të një reagimi në Facebook ai ka bërë një paralelizëm në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur” siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, të cilët i cilëson si talebanët që i vrasin në mënyrë mizore.

Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sulmuesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke zgjedhur që të distancohet prej tyre pas këtij postimi.

Postimi i plotë i Nanos:

Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj.

Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me armë, por me mjete të tjera.

Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë. Sharje, fyerje, shpifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.

Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë. Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pirdhuni!

Në postimin e parë Nano shkruante se nese Bregoviç do të ishte antishqiptar ashtu siç pretendohet në rrjet, ai nuk do të merrte mundimin për të përformuar në Shqipëri./m.j

Next Post
INSTAT: Shqipëria shënon shtim të popullsisë, ndërpritet rënia drastike

INSTAT: Shqipëria shënon shtim të popullsisë, ndërpritet rënia drastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In