• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E shpëtova Lazion nga falimentimi falë Iglit”, presidenti i klubit rrëfen pse ia besoi Tares rolin e drejtorit sportiv

by Java News
27/12/2019 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ekskluzivisht për gazetaren e Rtv Ora, Alba Kepi ka sqaruar rolin e drejtorit sportiv, Igli Tare në vlerën e lojtarëve që zotëron sot kjo skuadër, si dhe peripecitë e menaxhimit të klubit.

Pse i besuat projektin e Lazios, Igli Tares?

“Igli Tares i kisha premtuar se do i kisha rinovuar kontratën si futbollist. Igli erdhi në zyrën time së bashku me prokurorin e tij. I komunikova se kontratën nuk do ia rinovoj. Igli është një njeri që të bardhën e quan të bardhë dhe të zezën të zezë. Nuk ka zona të errëta dhe ngjyra gri.

Në fillim u zemërua. I thashë se për të kam një ide, ku do i besoja postin e drejtorit sportiv. Ke gjysmë ore kohe për tu konsultuar me prokurorin e tënd dhe më pas pranoi. Unë e kisha kuptuar se ai kishte aftësi mjaft të mira menaxheriale dhe me kohën u përmirësuan.

U poqën siç na ndodh të gjithë sipas eksperiencave që na ndodhin në jetë. E kisha kuptuar se Igli kishte karakteristikat e veçanta për ta bërë këtë detyrë. Tare është një njeri që punon, një njeri transparent, një njeri mjaft i mirë me të cilin kam një raport miqësie. Nuk duhet të harrojmë se në futboll fitojnë të gjithë dhe po ashtu edhe humbasin të gjithë. Është pak të themi se merita është e Lotitos.

Merita është e Tares, merita është e trajnerit. Merita është e të gjithëve dhe po ashtu edhe mosmerita është e të gjithëve. Kur Lazio humb faji është edhe i imi edhe pse unë nuk zbres në fushë të luaj. Faji është edhe i imi që nuk kam krijuar kushtet që skuadra të fitojë. Futbolli është një forcë grupi dhe në të vlen rregulli i grupit. Pra Igli Tare është një person që ka një vlerë të shtuar brenda këtij grupi.

Cila është vlera aktuale e Lazios dhe në çfarë kushtesh e mori 15 vite më parë Claudio Lotito?

“Sot skuadra e Lazios ka një vlerë të patundshme prej 200 milionë euro. Një pasuri lojtarësh me vlerë 600 milionë euro. Unë në këtë skuadër kam bërë një investim ekonomik, sportiv dhe moral e këtë gjë e dëshmojnë faktet dhe jo unë si president. Kur hyra në botën e sportit, klubi i Lazios kishte këtë fotografi. Faturonte 84 milionë euro dhe humbiste 86.5 milionë euro me një borxh prej 550 milionë euro. Pra teknikisht ishte një kompani e falimentuar. Unë hyra duke investuar 25 milionë euro dhe kisha 21% të aksioneve të saj dhe tashmë kam mbi 67 % të saj”, tha mes të tjerash Lotito.

Next Post
Një pasqyrë për t’u parë të gjithë si shoqëri!

Po e nxjerrin politikën nga institucionet, për ta bërë në rrjetet sociale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In