• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në mes të natës

by Java News
05/11/2022 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua u përfshi në akte dhune me bashkëshortin sapo konstatoi se disa nga mobiliet që kishin porositur për banesën ishin me defekt. Por kur ajo e urdhëroi të shoqin që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë situatën ai i ka refuzuar urdhërat e saj. Diçka e tillë e ka nervozuar gruan që ka nisur të flasë e nga ana tjetër edhe partnerin e saj që ka reaguar.

Çështja e trajtuar nga policia e kryeqytetit që ju vu në dispozicion Gazetasi.al tregon se si shtetasi E.I, 40 vjeç, përfundoi nën pranga pikërisht për grindjen me partneren me të cilën nuk e gjeti dot gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për kërkesat e saj dhe urdhërat e vazhdueshëm sipas tij.

Burri u kthye nga emigracioni dhe si përherë jo vetëm me dhurata por edhe duke u përpjekur që të rregullojë dhe sistemojë kushtet në shtëpi. Por të dy burrë e grua u prishën keqazi me njëri-tjetrin as për dhuratat dhe as për mungesën e gjatë. Por për mobliliet.

“Njëra nga mobiliet kur na i sollën në shtëpi ishte me defekt. I tregova burrit dhe i kërkova që ta zgjidhte këtë muhabet. U kthye në shtëpi rreth orës 10  dhe e diskutova përsëri problemin e mobilies. Ai më tha lëre se e bëjmë nesër këtë punë”.

Gruaja ka riprodhuar diskutimin në polici: “I kërkova ta zgjidhte dhe ai m’u përgjigj ik rregulloje tek yt atë.”

Pikërisht sipas policisë, kjo frazë e të dyshuarit i ka hedhur menjëherë benzinë zjarrit. E dhunuara kujton në polici se ishte ndjerë aq e fyer që i shoqi i përmendi prindërit dhe faktin që ai i tregoi derën për të dalë në mesnatë saqë menjëherë humbi qetësinë dhe u nervozua.

“Im shoq më tregonte derën duke përsëritur ec të të rregullojnë prindërit në këtë orë”.

Siç bën me dije policia gruaja e shtyu partnerin me duar duke i kërkuar që të heshtte dhe ta linin bisedën për ditën e nesërme. Por sapo ajo ka vënë duar mbi të, i dyshuari aq ka pritur.

“Më vuri duart në fyt, më goditi dhe më tërhoqi nga korridori në dhomën e fëmijëve. Më tha do të mbys, do ta marr shpirtin.”

Policia duke besuar versionin e të dhunuarës përmend në shkresa se dëshmitarë të grindjes kanë qenë fëmijët e tyre të vegjël.

“Mbasi u qetësua doli në ballkon për të pirë cigare dhe unë përfitova për të dalë nga dera dhe erdha në polici”, dëshmon më tej e reja.

Policia shkruan në fashikull se nëna e dy fëmijëve kishte shenja skuqjeje në qafë dhe të gërvishtura në njërën nga faqet. I pyetur nga policia, njëri nga të miturit në prani të psikologes, rrëfen se si mobilia u bë motivi i dhunës midis prindërve të tij.

“Mami i thoshte rregulloje, babi i tha më lër grua se jam i lodhur. I tha më lër rehat sonte. Mami ankohej për mobilien dhe babi i tha ec të ta regullojë babi jot. Aty u shanë dhe babi i tha bëhu gati se do shkojmë tek prindërit e tu të flasim me ta. Mami thoshte jo. Ata bërtisnin dhe këto i dëgjova nga dhoma tjetër. Nuk pashë gjë kur u rrahën me njëri tjetrin”, dëshmon i mituri. Kur fëmijët kanë dëgjuar të qarat e nënës së tyre, kanë dalë menjëherë në korridor.

“Mami po merrte frymë me vështirësi dhe m’u duk sikur do vdiste. U futëm pranë saj dhe po i thoshim babait çfarë ka mami. Babi qau dhe doli në ballkon duke pirë cigare.”

Policia thotë se agjentët kanë marrë në pyetje burrin nën akuzë i cili e ka pranuar që e shtyu të shoqen por jo që ka tentuar ta vrasë. Sipas tij dita kishte qenë mjaft e ngarkuar mbasi po rregullonte shtëpinë dhe po sistemonte kushtet për bashkëshorten dhe fëmijët.

Në shkresa agjenti e pyet se çfarë mobilieje ishte dëmtuar. Ai shton: “U zura me gruan sa hyra në darkë në banesë pasi më kërkoi të rregulloja krevatin që kishte probleme. I thashë rri e qetë se do ta rregulloj nesër por ajo nisi të ankohet. Këtë gjë di ta bëjë mirë gruaja ime. Nisi të bërtasë dhe të më kërkojë llogari, ta quajë shtëpinë pa zot dhe se vetëm ajo lodhej e kujdesej. I kërkova ta ulë zërin por më akuzonte për mobilien që nuk po e rregulloja.

Më shtyu, në atë moment ndjeva dhimbje të madhe dhe u vetëmbrojta”, justifikohet burri.

Policia arsyeton se ai e rrahu gruan aq me egërsi saqë shenjat në fytyrën e saj ishin të dukshme.

E.I bëhet me dije se akuzohet për dhunë në familje  të parashikuar nga neni 130  a i kodit penal./Si/m.j

Next Post
“Plan destabilizimi”/ Media e Kosovës: Serbia planifikon sulme edhe ndaj KFOR dhe EULEX

"Plan destabilizimi"/ Media e Kosovës: Serbia planifikon sulme edhe ndaj KFOR dhe EULEX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com